O piktor i Ulqinit deri në tokë të ulem
Ku ka fuqi që këtë margaritar ta pikturon
I çon peshë zemrat malet dhe lulet
E mbush synin shkëlqim nga loti që pikon .
Perendi e di ,ty sa të falem nderit
Nderim ma të madh se kjo pikturë ku ka
Je ti o Lartmadheri që ngritë perden e territ
Na sulmon me diellin dhe bukuri pa u nda!
Perendi duro, na duro edhe pak,
Se dalë ngadalë po e vërejmë çka na fale
Nuk ka në botë asnjë ulqinak
Që nuk t’përkulet për bukurinë që se ndale
