Në qiell o gushbardhë kur të arrish shumë lart
Lutu për të gjithë ,oh lutu pa u nda,
Atyne që na lanë ,dërgoji kurorë të artë ,
Lutju t’na e zbusin dhimbjen që ikën nga kjo dyrnja.
Bota ka pëllumba dhe gushëbardha plot,
Qielli ka shumë engjuj që na mbrojnë nga lartë ,
Fshija sytë pëllumb të gjithëve që derdhin lot
Trokiti në derë sonte mos i le të ngratë.
Nuk na e durojnë lotin nuk i dojnë vajtimet
Nuk duan t’na shohin aspak duke i qa
Dhimbja e jonë ia rëndon të bukurat kujtimet
I trazon aq shumë i trazon sa s’ka !
Të qetë janë atje por ne i trazojmë
Të mërzitur ata nuk duan me na pa ,
Me lot ia rëndojmë dheun me lot i shqetsojmë
Festoni jetën e tyre dhe kujtoni pa u nda!
O pëllumb i bardhë porosinë mos e ndal
Lajmëtar i botës mes tokës dhe qiellit,
Durimin të lënduarve sonte ia falë
Tregoj që për çdo kend mbesin ca rreze diellit.
Të lutem o gushbardhë mos i le t’mërzitur
Askend në këtë botë sidomos fëmitë,
Zbutja dhimbjen sonte se ende nuk janë të rritur
Tregoj që një ditë bota prap për ta ka me ndritë.
Oh pëllumb gushbardhë ik tash fluturo,
Terja lotin e atyre me dënesë që sonte qajnë
Veç kujtimet e bukura , veç ata kujto
Jeta është e randë kur dhimbjen n’shpirt e mbajnë.