Sa herë kam ra në gjumë me fjalët tua? Sa herë kam qesh ? Sa herë sytë më janë mbushur lot me ato fjalë të dredhura me mjeshtrinë e të riut që lind plak dhe plakut që vdes I ri ?
Sa herë ? As vet nuk e di ! Nuk më kujtohet ? E ku t’më kujtohet që ishin mijra herë !
Menkulasi ishte katundi që doli drita at tetor të Vitit 1931. Dhe të mbet emri Dritëro ! AG-on dev-OLLI aq bukur atë ditë sa që gëzohen të gjithë ,malësori,bujku, fshatari,bariu dhe malet e fushat e shqipes ,njeriu I mërzitur,nusja nga Kosova, ai që nuk e zën gjumi dhe cigarja që nuk digjet nga çakmaku i prishur !
Gëzohet Kosova,Ulqini,Presheva,Shkupi por gëzohem edhe unë që linda shumë vite mbas teje ! Lexuesit të gjithë përgëdhelin librin me emrin tënd dhe gëzohen.Shpirti thellohet aty ku është fjala yte.Mendja ikën aty ku je ti !
I shkruan fëmirisë së vjedhur, dhe më kthen pas me vite.
-Më vodhën vitet fëmininë,
Prandaj u plaka ndofta,
Vërtet I bënë asaj kërdinë,
S’më lanë asgjë tek porta “.
Kur humbi shpresën kthehem prap tek ti.
Tek porta e shpresës
-Shpresën e kam ndjekur hap pas hapi Dhe për shpresën bëra gjëra shumë, Veçse një kamarkë ajo më hapi Në bodrum ku hesht një tyl i murrmë,
Por më duhet. Dhe prandaj në portë I trokas e pres besnik si qeni Dhe ta dini mirë , o miq e shokë, Nëse vdes , tek portë e saj më gjeni .
Sa bukur,e ku të ra nder mend kjo ke porta e shpresës ?Tek porta shpresës , aty edhe unë kthehem ku me ditë sa herë , dhe prap lexoj faqet e librit dhe nuk iki nga ajo portë që ti e hape.Nuk iki dot !
Dhe nisi shfletoj pa u ndalë.
I këndon nuses nga Kosova, kufirit , ëndrrës që shumë vdiqën me lotin e paterur në kufirin e ndarë dysh.
-Nusja Nga Kosova Kam dashur t’i gjeja dhe nipit tim të vogël një nuse Andej nga Kosova në fshatrat e thella, Po kjo ka qenë një ëndërr pas zjarrit me flakë të kuqe Si valë e flamurit tek shpella.
Ka qenë vërtet një ëndërr në viset e mia me gurra, Ku Rrjedhin ujrat, por unë etjen e verës zor se e shuaj. Kam dashur nusen e nipit të mos e marr me vetura, po veç si qëmoti me kuaj.
Një muaj të tërë le të zgjaste udhëtimi me kalë, Me pluhur mbi velo të vinte nusja e nipit tek unë, me dorën time t’ia shkundja duvakun palë mbi palë Atje tek oxhaku, ku kafja në xhezve bën shkumbë.
Dhe s’kishte gjë, le të binte pluhur i udhës së largët Në vatrën time të vjetër sa përralla, Po kjo nuk ndodhi mes botës së ligë e të varfër, Ku rron ky fisi i ynë i ndarë në dysh plot andrralla,
Ku s’merr dot një nuse për nip a për djalë, Se fisin e ndanë kufiri me dy pasaporta; Këto pasaporta s’te lënë të marrësh nuse me kalë, As me vetura, as me trena dhe as me aviona ndofta…
Kam ëndërruar t’i gjeja një nuse tim nipi të dashur Në fshatarat e thella andej nga Kosova, Se s’desha të shkoja në tjetren botë me buzë të plasur, Ta shuaja etjen e mallit për aq sa të rroja.
Eh sa bukur e thua dhe më kthen përsëri vitin 1979 kur erdha në kufirin e Shqipërisë.
Ishtë ëndërr e jona dhe kur shkela at kufi mu duk që linda përsëri.
Më jujtohet baba im dhe kushriri nanës time ku më përcollën dhe rrinin mbas kufirit malazez.
Anën tënde Dritëro ishin familja prindërve të mi që kurr si kisha takuar.Më prisnin mua. Ishin shumë . E kush guxonte t’a çonte dorën veç një përshëndetje bile? Baba im dhe kushrini nanës ishin ndarë nga të gjithë ata që më prisnin mua qysh në moshën e rinisë . Po takoheshin në moshë tani ,por prej së largu. Të ngrirë nga malli po kthenin orën mbas ,at ditën e fundit kur ishin ndarë.Vetëm përshpëritjet e lehta ndëgjoja dhe një dang e vulës në pasaportën time.
Ajo vulë sikur vulosi kombësinë time përherë.
Baba im ishte ndarë me vëllaun që kurre ma nuk e takoi. Dhe unë po kaloja kufirin tënd Dritero.Po vija në tokën e ëndrrave. Ne mund të shkonim kudo,por Jo në tokën tënde që ishte edhe e imja.Dhe kishim gjelozi pse ju të jetoni aty ,e ne as vizitë nuk kishim të drejtë.Nuk dinim sa Ju rëndonte juve ajo tokë atëherë.
Gjelozonim zogjët që kalonin kufirin e shejtanave dhe dreqit sa herë që dëshironin.Vinin dhe shkonin me përshpëritjet e dhimbjes dhe ne nga inati këndonim këngën ” me pasë krahë me fluturu “.
I gjelozonim edhe zogjët atëherë !
Në kthim nga Shqipërija i morra shumë libra por mi ndaluan në kufi.Një valixhe e madhe me libra ,ma morën. E kush mi ndali se ?
Nuk kishte Zot që me ndalte t’i gjej veprat tua. Memon ,Zylon,Njeriun me top,Arka e djallit,Fjala gdhend gurin e gjitha .
Fjalët e shkruara e thejnë edhe kufirin më të rreptë.I mbeten në fyt atyre që ngresin murin dhe telat.
Ne vazhdojmë, lexojmë tutje…
Më del gjumi dhe mendohem sa mirë që nuk e pi cigaren. Çakvaku nuk më duhet se nuk ngihem nga poezitë e pendës artë. Më qeshet me ju duhanxhitë.Vërtetë ja dite hallet atyre në netët pa gjumë,ama ai që nuk i ndizet çakvaku bie në hall të madh.
-Ç’të bësh ?
Ç’të bësh kur s’të flihet , Ç’të bësh kur je vetëm , me cilin të zihesh , Me cilin të rrihesh ?
Ç’të bësh kur s’të flihet, Ç’të bësh kur je vetëm, cigarja të pihet, Çakmaku s’të ndizet!
Ç’të bësh kur s’të flihet, Ç’të bësh kur je vetëm,me cilin të gdhihesh Dhe natës t’i fshihesh ?
Dhe veç atëherë kur qeshi me ju duhanxhi sa në siklet jeni për çakmakun më mbushen sytë lot me mallë , se ti nuk ndalesh të shkruash dhe unë nuk ndalem të lexoj , kësaj here për ata që nuk i kemi pranë.Dhe I lypim kudo.Sonte edhe ty të lypë familja yte.
Ne të kemi gjithmonë,për ne je në fletat e librit.Në vargje.
-Kur Te Jesh Merzitur Shume
Ketu s’ do te jem, do jem larguar; Ne toke i tretur si te tjeret, Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin kamarieret.
Dhe neper udhet ku kam ecur, S’do ndihet kolla ime e thate, Mbi varrin tim do te rrije i heshtur Nje qiparis si murg i ngrate.
Ti do trishtohesh atehere, Se s’do me kesh ne dhome gjalle, Dhe, kur ne xham te fryje ere, Do qash me eren dalengadale.
Po kur te jesh merzitur shume. Ne raft te librave kerkome, Atje do te jem i fshehur une, Ne ndonje varg a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh Dhe une do zbres, do vij pas teje; Ti si dikur me mall do qeshesh, Si nje blerim pas nje rrekeje.
Dhe tamam dua të ndalem , dora shfleton faqen tjetër.
Edhe një ,,edhe një tjetër dhe nisi e lakmoj duhanxhitë sepse në netë pa gjumë e mirë është edhe cigarja ndonjëherë.
Se pi të shkretën,as çakvakun se kam.Po gjumin ku ta marrë se ?Apo ndoshta edhe nuk kam nevojë të flejë deri sa kam vargjet tua përpara.
Linde plak prej asaj ditë që rendite vargjet e para,dhe vdes I ri me vargjet e fundit.Je ti ai që mbete I ri gjithmonë.Pusho I qetë sonte në botën e poetëve të pavdekur.
Faleminderit që linde.Faleminderit që je Dritë – ro që nuk fikesh kurrë,as në netët pa gjumë dhe ndriçon atëherë kur çakvaku nuk ndizet !