Ëndërrova një kafe

Të pyes moj  jetë pse je kaq   e shkretë,

Sa herë edhe  në gjumë s’më len  rahat ,

Një ëndërr t’ bukur truni ς’ma kishte shkrepë ,

Por dikush  ma lëkundi at  të mjerin shtrat .

Ëndërrova një natë hotel Hiltonin,

Sa fort shkëlqente si një dukat ballit,

Dritat,luksi çdo anë mbretëronion,

Mendova që tash ia dola hallit.

Jaccuzi një anë dhe bazeni më tej,

Më sillej mendja pakëz vërdallë,

Tryeza me gjithe t’mirat andej këndej,

Rashë në hall se cilat  me i marrë  më parë ?

Pije nuk morra se shumë u ngina,

Vazhdova tryezën edhe një herë,

veç t’i merrja edhe  ca ëmbëlsira,

Ah ky sy,ky sy i mjerë!

Fatbardha unë gjithë natën e lume,

Sa jacuzzi e sa pranë asaj tryezë,

Më dukej edhe pak si e teprume,

Derisa dikush vjen dhe dritën e ndezë !

U çova nga luksi në një dhomë t’vjetër,

Nisa me qeshë sa mujta me  za,

Seç mu kujtu një ëndërr tjetër,

Menjëherë  ja nisa me qa me za !

Lufta n’Sarajevë që  kurrë nuk ndalej,

Çdo natë ne binim vonë në gjumë,

Askush nga ai qytet nuk  kishte dalje,

Malli na kisht marrë  të gjithëve sa shumë !

Sikur erdhi mikja ime për kafe,

Sa mirë kundërmonte ajo aromë,

Me shumë gaz dhe disa llafe,

Erdh e u mbushë e imja dhomë !

Samiu mbas shpine vjen e më zgjon,

Fërkova sytë me pa se ku jam,

Çohu,çohu më tha se je bërë vonë,

Ëndrra në gjysëm më mbet dhe u bë namë !

Ah sa lezeçëm isha  tuj e  pi at kafe,

Përse më zgjove dhe nuk e përfundova,

Sa ëndërr e bukur me gaz dhe llafe,

Të shenjtën kafe nuk e mbarova !

Sa loti u derdh at mëngjez për at kafe,

Sikur edhe pak  t’më lejshin  në gjumë,

Me shoqen time sa shumë bënim llafe,

Që m’u prish ëndrra u hidhërova shumë!

Nuk ka Hilton që zemrën ma gëzon,

Si shëndeti, familja dhe miqtë e vjetër,

Syri im tashma veç një  lakmon,

Aromën e kafes dhe  asgjë tjetër!

Scroll to Top