Skip to content
-O plako,nga të vjen madhështia ?
– Më vjen nga rrudhat dhe nga pleqëria !
-Plako po mirësija nga të vjen ?
– Mosha,mosha o bir ta bjen!
-E durimin,ku e gjete ku e morre ?
-Eh more bir, e gjeta nga vuajtjet e mija,
– Që shpesh vijnë nga pragu dhe shtëpija,
-E gjeta në zemrën e fëmive të mi,
– Mbrenda në familjen por edhe në shoqni,
-E trashigova nga baba dhe nana,
– Ngapak nga jeta ngapak nga tana.
– Shpesh herë nga gabimet e rinisë,
-Por më së shumti nga përvojat e pleqërisë !
– Mosha të mëson të keqen dhe bukurinë,
– Të sjell vërdallë ,të hedh në shpinë,
– Bie dhe çohesh me tërë fuqinë,
-Gjitha këto të sjellin madhështinë !
-Dhe kur mendon o bir që je dorzu,
– Nisë luftën e ashpër ,dhe nisë me jetu !
-Beteja, beteja ka more bir jeta,
-Ka shpata lëndime ka bajoneta.
-Botën e merr ashtu si vjen,
-I pranon të gjitha që fati t’i bjen!
-Herë ngritesh lart e herë bie poshtë,
– Nuk lash dallgat me më mposhtë!
-Si biri tokës dhe biri Zotit,
-Vazhdojë rrugën në shpresën e sotit !
-Mençurinë,mençurinë se ku e gjete?
– Ehhhh …i mençur nuk isha asnjëherë,
– Gabimet e mija i përsërisë sa herë !
– Mençuri more bir nuk ka kjo botë,
– Jeto jetën dhe beso me t’madhin Zot !
– Beso në fatin ,beso edhe njerzimin,
– Ruaje fytyrën,por gjithmonë rauje durimin !
– As në kishë as në xhami , por shpesh u luta,
– Herë u ngrita lartë e herë u këputa!
Shpesh u dëshprova në ditë të vështira,
Por luta Zotin se ende kisha deshira.
-M’i sheh more bir këto flokë të bardha
-Nuk ranë nga fiku as nuk ranë nga dardha ,
-Ranë nga qielli me re të grumbulluara, –
-Sa herë u ula në gjunj me grushta të shtërnguara .
-Lotët në halle sa herë i kam ndalë ,
-Por kur isha i gëzuar me rrjedhnin ngadalë,
-Veprat dhe lutjet nuk ndalen kurrë,
-Janë të vetmet që mbeten shkëmbinj dhe gurë !
-Faleminderit,faleminderit plako për këshillat,
-Udhe e mbarë dhe gjithë të mirat !
– Faleminderit o bir….
– Një këshillë nga unë plaku i vjetër,
-Lype fatin e madh dhe asgjë tjetër !
-Mirë u pafshim o bir dhe lamtumirë,
-Të dëshiroj gjithë jetën veç fatin e mirë !
-Po e pate fatin e madh more njeri të gjithë i ke,
-Po nuk e pate me kot në botë ke le !
-Ma ndëgjo fjalën se të del më mirë,
-Ose digju n’gabime tua dhe ta harrosh at këshillë do ta kesh vështirë!
-Ik,ik tash o bir se jetën sa e ke nisë,
-Mos le plakun me të bezdis !
Keshillat kurrë nuk mbarojnë
-Por si vjen jeta me te i mësojme!
-Shpesh kërcejmë ashtu si bjen defi,
-Herë nga hallet e herë nga qefi !
-Kalon një Bajram dhe vjen një tjetër,
-Dhe unë u plaka si një lis i vjetër.
-Nën hijen e lisit ulu o bir,
-Nnëgjoje shushurimën e gjethëve se të del më mirë.
-Këshillat e plakut nuk vijnë nga mençurija,
-Vijnë nga rrudhat dhe dhimbjet e mija!
-Shko tash ,shko bir ulu ndër lisin e vjetër
-Aty do gjesh një zarf me një keshillë tjetër.
–