Skip to content
Mes diellit dhe hanës kam zgjedhë ylberin,
Mes qiellit dhe tokës kam zgjedhë trumcakun,
Mes detit dhe malit kam zgjedhë bardhësinë e borës,
Mes verës dhe dimrit kam zgjedhë rrrezen e diellit,
Mes lules dhe ferrës kam zgjedhë njerëzimin,
Mes dritares dhe derës kam zgjedhë botën,
Mes luftës dhe paqës kam zgjedhë të rrahurat e zemrës e një fëmiut që bredh rrugëve ,
Mes meje dhe teje kam zgjedhë një kafe,
Mes letrës dhe fjalës kam zgjedhë librin,
Mes gazit dhe lotit kam zgjedhë tingujt,
Mes shekullit dhe kohës kam zgjedhë orën,
Mes rrugës dhe udhëtimit kam zgjedhë fatin,
Mes territ dhe dritës kam zgjedhe yjet,
Mes heshtjes dhe kryengritjes kam zgjedh penën,
Mes mashtrimit dhe të vërtetës kam zgjedh instiktin tim,
Mes trimërisë dhe frikës
kam zgjedh besimin,
Dhe…….
Mes hidhërimit dhe lumturisë kam zgjedhë jetën !