Edhe ti dalëngadalë,
Po më silesh si një mike
Si një hije më vjen vërdallë,
Më kujton në një teh thike!
Vendlindjen tënde tashma harroje,
Më përshpëritë çdo ditë n’mëngjez
Mallin tënd tashma mbuloje,
Nën mjegullën e qiellit Londonez!
T’a shtrina dorën kur gjithë t’harruan,
Dhe ti më shtiresh që ende s’më don,
Ndjenjat e mallit veç të shkatrruan,
Me dy dëshira nuk mund t’jeton!
Më don apo s’më don ti një herë vendos,
Nuk çohet jeta me plot dyshime,
Ose kthehu dhe për jetë vulos
Ose më thuaj o toka ime!
Jam tokë e Zotit dhe t’i dhurova,
Qiellin dhe retë si çdo vend tjetër,
Lotët e tu mjaftë i durova,
Dhe tash për mua je mike e vjetër !
Pse vatani yt ty të trathtoi,
S ‘ta kam fajin unë Londra mjerë,
Zgjohu nga gjumi se jeta të shkoi,
Nuk je e vetme,ka edhe të tjerë !
Temza me detin nuk krahasohen,
Por shumë të bukura të dyjat janë,
Ulqini me Londrën zorë mund t’peshohen,
Por kohën e ke t’më thuash vatan!
Aty ku linde edhe nuk vdes,
Duaje tash vatanin tjetër,
Duaje at që t’jep pak shpresë,
Dhe lere pas kujtimin e vjetër !
Mos udhëto çdo ditë me zemër,
Dyshimet e kota veç të shkatrrojnë
Londra jam me të bukurin emër,
Me fatin tonë pse t’luftojmë !?
Paloje valixhen me kujtimet për jetë,
Sot je ketu dhe këtu jeto,
Dikush ku lindi aty ka mbetë,
Po jo edhe ti,o kokëforte,një herë kupto !
Shpirtin me trupin përse i ke ndarë ,
Njëri këtu dhe tjetri atje,
Përshëndetu nga vendlindja mos u bënë e marrë,
Një herë jetohet një qind nuk i ke !
Ah moj Londër të dua shumë,
Por njerka nanë nuk t’bahet ndonjëherë,
Deti Ulqinit me Temzën si lum,
Si t’krahasosh dimrin me t’bukurën pranverë !
Të dua të dua për fjalë të nderit,
Mirënjohëse të jam gjithë,edhe që s’ndritë
Çdo ditë me zemër të falem nderit,
Por Ulqin kurrë s’behesh në daç me ditë!