Të gjitha kujtimet na lidhin me ju,
Kohën e artë kush e harron
Nuk pata fuqi me ju shpëtu,
Me ndalë njeriun mos t’ju shkatrron.
Si dy dëshmorë të këputur nga halli,
Me kry të ulur në tokën me lot
Të gjithë neve që na ka marrë malli,
Sa herë që flasim ,flasim më kot !
Nuk ka Galeb nuk ka Jadran,
Pastaj të thojnë mos u anko,
Të lanë pa dritë të lanë pa hanë
T’i këputën krahët,të lanë pa to !
Ia mbyllën dyert ende si çelën,
Kaluan muaj kaluan vite,
Me duar të veta fatin e mshelën,
Dhe ti që ke mallë, nga vendlindja një ditë ike !
Si dy diamanta dhe gurë të çmuar,
Shëndritshin Ulqinin dhe zemrat tona,
Shpresoj dikush ka për ta paguar,
Vajin e tyre që prek zemrat tona !
Kush ju rrëxoi ai vet e di,
Kush ju bani shkrum e flakë,
Si e zen gjumi me këtë padrejtësi
Me ia marre Ulqinit ma t’mirën nafakë !
Dy margaritar edhe disa tjerë,
Ia vodhën Ulqinit me një qëllim,
Mos u mashtroni o ju të mjerë,
Se edhe për ju nuk do t’ketë pushim!
Gurtë e Jadranit a i shihni në ëndërr
Që bijnë për tokë si nuse e këputur,
Galebin krenare si më të bukurin dhandër,
Që rrëzohet ngadalë sikur një flutur!
Hijeshonin Ulqinin si gurë të çmuar,
Si yjet në qiell që krenohen për hanën,
Kush e ndali at shkëlqim të bekuar ,
Që la Ulqinin si jetim pa nanën.
Ju brezi i ri që vjen dhe shkon,
Historinë tuaj mos e njollosni,
Emrin e keq askush se harron,
Për t’keqen e popullit kurrë mos vulosni!