I treturiBy vildanadibrazhubi / January 15, 2017 Lahen mëkatet në ujin me baltë, Derdhet djersa në ballin e molisur, Dikush ha veç tamël dhe mjaltë, Dhe disa tjerë rrugëve bredhin të braktisur. Përulen mllefet nën mendimet e djallit, Bredhin virtytet në pa kthinën e ferrit, I mjeri ai që i përket hallit, Por më i mjer ai që është nxitues i tmerrit. Gjëmojnë dhimbjet në shpirtin e plagosur, Bërtet zëri mbi heshtjet e vrazhda, Kush jemi ne për fatin e rrënjosur, Dikush në liri e dikush në pranga. Humbet hija në akullin e lotëve të ngrirë Kërkon jetimi lëmoshë nga guri, Zoti pendohet që lindi njeriun e vështirë, Edhe vet Perendija nga halli u mbështet për muri. Njeriu ikën në kërkim të vetëvehtes, Dhe kthehet i treturi në rrugën e humbur, Pa ndalë pastron mëkatet me ujin e ndërgjegjes , Por të gjitha virtytet tashma i ka zhdukur. Uji nuk lanë mëkatet tona. Mbesin njolla të mëkateve që po e shkatrrojnë njerzimin , Po vonohemi shumë me lutjet e vona, Pa e takuar kurrë derën e pendimit. Ma i miri jam unë vehtes i thojmë , Kurrë nuk i shohim sa jemi mëkatar , Sa shumë njeri tjetrin në jetë e lëndojmë, Kur ikim nga kjo botë asgja s’kemi me marrë. E gjithë çka ne lajmë eshte një veper e drejtë, Askujt hakun mos me ia marrë, Kjo botë eshte mashtruese por edhe e shenjte, Kur nga lakmija shkarkohemi