Ikëm dhe zorë që kthehemi

E kush më bukur shkruan
Se sa ai qe e përvëlon malli
Ikëm humbëm dikah shkuam
N’ëndërr nana m’a lëmon ballin !
 
Mos tretni larg ju bi e bija,
Eni duarhapur ju pret nana,
Hapet dera ju pret shtëpia,
Se pa ju nuk ndriçon hana !
 
As ka diell e as ka hanê,
Bijtë e humbur në çerdhe t’botës,
Kthehuni n’prehërin e t’gjorës nanë,
Afër vllaut afër motrës !
 
E kush ju do si nana plakë,
Kush ju fshinë lotët nga sytë,
Kuj i qet zemra flakë
Që toka huaj po ju përtypë!
 
Ikëm ikëm dhe zorë që kthehemi,
Vijmë ju shohim dhe mallin hjekim
Nga malli ngadalë ne po dehemi,
Veç në ëndërr mund t’ju ndjekim .
 
Kur t’na shihni ju ke dera
Një copë bukë pak kryp dhe zemër
Jemi t’knaqun ju faltë ndera,
Se prap do kthehemi në tokën tjetër.
 
Veç sa vijmë me u ç’mallu,
Kujtimet tona me i përtri,
Veç e veç mos me harru,
Ditê e ëmbla sa ishim fëmi!
 
Lamtumirë shtëpia vjetër,
Miq e shok e gjithë mat anë,
Shihem prapë stinën tjetër,
Familja ynë, babë e nanë !
 
Një tokë tjetër tash jetojmë,
Aty fundin edhe e presim
Vijmë nga malli t’ju vizitojmë,
Malle që s’hiqet deri sa t’vdesim !
Scroll to Top