Jo rallë si një komb, i vejmë pyetje vetes:kush e kishte jetën më të mirë?
Ne këtë anë apo ata në anën tjetër.
Ata që ende kanë nostalgji ende po thojnë Enveri nuk la kend pa shkollim por a arriti të edukoj një komb?
E ku edukohet njeriu në robëri.
Jeta pa liri kur shpirti burgoset nuk është jetë!
Shkolla i dha, por çfarë ka vlerë sholla pa liri?
Zinxhiri i vehet duarve por jo shpirtit!
Kurse Tito…
Pse prisnim dashuri nga njerkani kur babai plagosi një komb. Kombin e vet!.
E kaluara e jonë është si hija.Ditët me shi nuk e shohim at hije,dhe nga hallet e jetës e lypim nën çadrën aty ku pikon loti.
Ditët me diell kemi hije që na përcjellë çdo sekondë, çdo minutë në kthesat e pa fund të jetës.
Mundohem t’i kujtoj vetëm ato të mirat,por ç’dreqin lypin në trurin tim edhe ato tjerat,as vetë se di. E lindur dhe e rritur në Jugosllavi, që tash e kuptoj që paskëm lindur në një shtet të operacioneve kirurgjike të përsosura nga maestrot e Evropës plakë ,shpesh herë mendohem përse ende ndjej gjithë at nostalgji.Them operacioneve kirurgjike sepse ashtu u formua prej copave të huazuara , dhe pasojat po vazhdojnë. Përse nuk linda në tokën e Enverit as vet se di ? Si shqiptare kam mundur t’lindi edhe atje . Pse jo ? Shumë afër,vetëm disa kilometra e ndanin Ulqinin ? Sot do kisha shansën të botoj librin për jetën në llogor,burgjet e Spaçit,dhe porcionit me gram të mishit derrit. Sigurisht vetëm nëse kisha mbet gjallë.Vetëm e vetëm se më pëlqen gjuha,moda ,muzika dhe ushqimi Italian ,mundësija ta kem një plumb mbas qafe ishte një nga mundësitë fenomenale .Burgu Spaςit po te kisha lind atje sigurisht nuk me kishte ikë. Por jo ,linda këtë anën tjetër . Pra si shqiptare i kam pasë disa shansa. Me lind në tokën e shqipes me lojtarin më të përsosur të trurit ,apo në tokën e shahistit botëror!
Zoti desht që unë me lind në tokën e intervenimeve të përsosura plastike ! Kardiologu i famshëm botëror Shoku Tito idhuli im,vendos zemrën mu në mes të Sërbisë ( që edhe sot nuk e kuptoj pse jo në Kroaci (kur vet ishte Kroat )?
Dhe ashtu aorta , damarët, lejonin të rrjedhë gjaku aty ku vet donte ai sistem që nuk e njihnim. Diku shumë mirë diku shumë ngadalë por çdo gjë funkciononte si e më mirë .Shkollat , shëndetsija dhe banimi ishin po thuaj se për të gjithë .Kardiologu i famshëm e dinte se ku rreh zemra dhe përveç profesionit zgjedh hobin që më së miri e bënte. Bëhet edhe shahist i përkryer. Zgjedh një hobi me lojë strategjike me tetë rreshta dhe tetë kolona. 64 katrorë të zinj dhe të bardhë dhe me hapsirën e saj dhe lirinë e lëvizjes ku të don zemra. Me 16 figura me mbret , mretëreshën, dy torra,dy oficerë dy kuaj dhe tetë ushtarë. Shahisti i përsosur e din mirë lojën . E di ku te ven mbretin , mretëreshën, torrat,oficierët , kuajt dhe ushtarët e shkretë që shpesh zhdukeshin fare me tentime vetëvrasje . Pra objekti kryesor i lojës ishte shah mat. Ruaje mbretin nga kërcnimi i pashmangshëm .Lojën edhe fitonte nga dorzimi i vullnetshëm i lojtarit të lëkundshëm qê i humbiste ushtarët e vet nga mos kujdesi që për fat të keq nënat tona shqipëtare patën lind shumë . Faza e parë e shahistit të famshëm ishte krijimi Jugosllavisë artificiale, e dyta zhvillimi viteve të famshme , dikush tepër mirë dikush mirë dhe atyre që mbijetonin . Si edhe çdo kund dhe çdo shtet. Dhe faza e tretë mbyllja lojës. Mbyllet loja kur lojtari nuk ka më lëvizje të mundshme.Pra lojtari ynë i dikurshëm mbetet fitues. Ende të gjithë të dëshpruarve nga politika e sotit ai lojtar na vie në dilemë. Ende debatojmë nëpër dhomat e nxehta pranë një çaji që nuk ndalemi ta përziejmë nga nervoza dhe dilema .
Se ku e kishim më mirë ?Pse jemi të ndarë? Pse jemi rrugës botës kaq shumë?
Dje me Titon si një arnë në petkat e shahistit apo sot me hajninë që dita ditës po e dëshpron popullin . Sepse në tokën e Xhaxhit nuk ka diskutim ! Një plumb mbas qafe kush e donte ? Ata që e donin ,nuk u kthyen më . Kjo situatë që dominion sot kudo na e shton dyshimin. Jemi viktima por…A thu viktimat e kujtë jemi ? Viktimat e kujtë? Viktimat e kujtë ishim gjithë egzistencën si komb ? Idhuli im numër një poashtu ishte Enveri. Xhaxhi .
I bukur,madhështor, i gjatë,me at grusht në tamthin e ti (që si pëlciste dreqit)dhe kapelën Ruse,herë françeze apo Kineze s’më kujtohet fare sepse shpesh e ndërronte.Ndër ato kapela strehohej truri i ti djallëzor që nuk kishte konkurencë fare !Kapelën e ndrronte sa herë e adhuronte një politikë tjetër.Herë françeze, herë kineze e herë as dreqi vet nuk e di.
Kurse unë ….
I kisha dy Presidenta e lumja unë e lumja .Dhe të dy ishin numër një për mua. Të dy i doja si Zotin, sepse Zot tjetër edhe nuk dinim.Ishte koha e komunizmit .Njëri që mendonte se është vet Zoti dhe djalli,ndërsa tjetri që e dinte që është i Zoti i mjegullës dhe pluhurit në sy ! Dy shtete.Njërin shtet e pata me qitë çalëm dhe mendje të madhe ,tjetrin me mbush zemrën nga gjuha dhe kenga si e bilbilit ! Njërin shtet live, tjetrin me antenë që edhe sot më kujtohet që netët me shi rrinim me orë në balkon deri sa i merrnim valët .
”O sille majtas….jo jo sille djathtas.Ha ndal aty se mirë . ”
Dhe nuk kalonin 15 minuta fryma e poshtër ngatrronte valët e hajde prap shkallëve për në ballkon.U rrita me dy ëndrra që më venin në gjumin e thellë ! Nga cila të zgjohem ende sot nuk e di. Sepse ashtu ndodh kur je budallë naiv dhe qorr.Hë se çfarë kuptoj unë nga jeta,nga politika? Kur ofendoheshim thellë me termin “shiptar” atëherë ,sa shumë kisha dëshirë të isha në tokën e Xhaxhit. Por kjo ndodhte veç momentin e ofendimit.Dhe harrohej ajo punë Sepse “shiptar” shqiptar nuk ishte edhe dallim i madh .Ndërsa sharraxhi apo koshpicar edhe ashtu nuk isha .Ose kur më thonin “jo jo ti je ndryshe nga ata!!!
Për Titon nuk jam ndaluar të shkruaj vjerrsha,poezi por ama edhe lavdatat dhe shpërblimet nuk ndaleshin t’mi sjellin nga JNA ,që deri vonë i kam ruajtur me një fanatizëm ,ajo JNA që me mburrjen më të madhe nuk la asgjë pa shkatrruar. Ajo JNA që më dêboi nga shtëpia ime dhe kurrë më nuk u ktheva.
Shpesh herë më vie turp jo nga vetvetja por nga ajo që shumë vonë e dallova . Jo për një jetë të mirë në Ex Jugosllavinë që e pata sepse fundi fundit ai qe fati im dhe nuk isha unë fajtore .
Me fatin që pata i kisha dy zgjidhje.Të shkruaj vjerrsha për Titon, apo të ndjek mshehtazi modën italiane e të kalbem në burgun e famshëm të Burelit .
Më vie turp që kurrë njiherë kur kam shetitur prej një Republike në tjetrën , (si kam hy në kufirin e Kosovës çdo gjë ka qenë ndryshe)nuk e kam pyetur veten pse ?Pse ky dallim kaq i madh si ta shkel kufirin e Kosovës ? Kufirin e kombit tim ? Më vie turp për atë nostalgji, që sa herë shikoj lajmet me vie të vajtoj. Kishim hajnat , tradhtarët por isha në vendin tim . Sot me hajna , tradhtarë e matrapaza dhe jam diku larg në vend të huaj. Që linda këtë apo atë anë nuk ka më rëndësi ! Ndoshta të gjithë jemi fajtor . Jo për gabimet që ka bërë, por për atë që nuk e ka bërë fare ! Për naivitetin durimin,budallakinë dhe rahatinë e b….. vet.Sepse borxhin e paguan fëmiu ynë ! E që ende kemi lojtar të trurit dhe të shahut kush na i ka fajet? Jemi rreptësisht addict nga “shah mat “. E ruajmë mbretin nga kërcnimi i pashmangshëm. Pse ? Sepse jemi kukllat e Ballkanit. Jemi viktima të vetvetes ! Kemi frigë hijen tonë por na pëlqen të rrijmë ndër hije ! I bajshim me shendet se i meritojmë të gjithë lojrat e shahut! Shah mat e kemi çdo ditë.
Ku me ditë ndoshta një ditë Evropa na e mëson mirë dhe si duhet at lojë! Sepse jemi naiv pa përmirsim. Ose na pëlqen të luajmë rolin e viktimës ?
At anë apo në këtë anë kush lodhet ma ?
Tokën e xhaxhit e kanë kapluar hajnat, tokën e shahistit që na e bani shah mat e kanë kapluar çoban e matrapaz. Si shqiptare me dy toka unë dhe miliona tjerë jemi jetim në tokat e huaja ! Shah mat e kemi nga dy palët ! Ç’farë t’i them nipit tim nesër ? Që edhe unë jam fajtore që nana më lindi afër kufinit mes asaj anë dhe kësaj anë! Po të shkoja në at anë më hante plumi ose burgu Spaçit, po të rrija në këtë anë shahisti na e bante shah mat sepse nuk na donte si fëmijët tjerë edhe pikë! Edhe pse e adhurova aq shumë, nuk e kuptoj pse ai nuk na donte si të tjerët. Haram i qofshin të gjithë ata poezi dhe eseja që ia kam shkruajtur , me aq dashuri. Ende mendoj që në kohën e ti e kemi pasë më mirë se sot! Apo haram i qoftë kytyre të sotit që po na bindin që nuk kam faj që mendoj ashtu ! Sille andej, sille këndej ne shpresat po na zbehen që kthehemi një ditë! Ti them nipit tim kthehu ?
Sigurisht mu dhe gjithë neve nipat e mbesat na thojnë “ e pse more gjysha nuk ktheheni ju që e keni gjithë at mall ?”
T’i them që nuk na dojne më?
T’i them që diaspora është veç arkë për ditët e vështirëa të vendlindjes ?
T’i themi që e kemi shah mat nga gjitha anët dhe t’i tregojmë që më në fund kemi nisur me dashtë një shtet të huaj? Ku me ditë? Deri sa të kemi shahista, dhe deri sa na e bëjnë shah mat çdo ditë e ne rrehim shuplakë si spektator, ndoshta edhe kurrë nuk rahatohen ato toka. Me ata toka të pa rahatuara mbesim edhe na të lëkundur, të ç’rrënjosur dhe të përlotur .