E ku hyna e ku dola

E vet anglezen “ how are you, are you feeling better?”
Ta kthen -“much better thank you very much for asking!”

E vet shqiptaren “a je ma mirë ?”
Ta kthen dhe vazhdon….
-Uffff lene,se kam qenë tuj vdek.
Se di si pshtova edhe këtë herë.
U çova si perditë, lava faqet u vesha, bana da punë para se vuna kafen.
Birinxhi si e ma mirë.
Si kam qenë tuj pi kafen,si e ma mirë ,veç kur me kapën dhimtë.Nji t’therun mas shpine si thika.
Nji siklet që nuk e maj mend denjiherë.
M’kapën djerstë e vdekës.
Thashë, shkova, marova. E bile thashë ta kishe prit edhe sa t’len nusja me pa nipat e mesat. Ku s’më shkonte men’ja.
Ta thira djalin, e tu çu pesh tanë shpija. Thiren doktorin. E doktori nuk kishte qenë aty. Gruja e ti tha që ai vjen e nuk vonohet par ma mirë me shku drejtë në ambulantë .Flet shumë aja gruja ti, s’di si kalen jetë aj doktori me te, ej ç’farë djalit.Doktori ma I mirë, par hiç nefakë nuk ka pasë me gru.Zavallja,nuk isht edhe aq e keqe, veç nuk isht për at djal aspak! S’di diçka hiç nuk ma mush synin!
Morri djali me nez tamabilin , nuk u nez. Hajtë me thirë kajshinë. Ata nuk kishin qellu aty at ditë.Nuk di ku kishin shku, bana kasavet, as plaka nuk kishte qenë aty.
E bile i tham djalit, thiri njiherë n’telefan e veti a janë mirë. E ej u ba nervozë, hajt tha ,a tesh pa t’bjen n’mend me i thirë ,nuk i ke thirë qysh kur , a mahet mend ! Hajtë tha, veç ej baba jem ty që ka ditë me t’duru. Tu bana edhe ma shumë nervozë, e t’më hyp pritisaku n’kupë t’qillit!

E thirëm nipin . Erdh besa menjiherë.
E pastë halla, sa isht i mirë, I pa pritushëm. E ka at nuse ashtu si isht vet. Zoti i rujtë.
Kurrë nuk priten e kurrë nuk ma kthen fjalën……………e ku qesh e ku dola. He çka qesh tuj thanë ?
Aaaaa pa moj pa! Hypa n’tamabil. Kishte ble nji tamabil të ri për marshalla edhe ma t’mirë se djalit tem.”

Dhe ashtu biseda vazhdon , vazhdon, vazhdon me ku hyna e ku dola, hiç pa ta kthy-ma mirë jam Shyqyr Zotit,faleminderit që me vete , aja bile pa t’vet nji herë “ e ti si je, a je mirë.”
Ose në fund thotë- jaaaaaa nuk i ra kuj n’mend me m’vet, a je ma mirë?
E ku dreqin me t’vet se a je ma mirë?Ku hyn e ku del!

Ps.E bazuar në ngjarje të vërtetë .

Painting by ARTIST
Augustus John OM 1878–1961
MEDIUM
Oil paint on canvas
His Plaque erected in 1981 by Greater London Council at 28 Mallord Street, Chelsea, London, SW3 6DU, Royal Borough of Kensington and Chelsea

Vildana Dibra Zhubi

Scroll to Top