Fëmijët e Gazës

Goja na asht tha
Sytë na janë verbu
Zemra asht shterr fare
Merhameti ka maru!
Ky vlla ky melek që mbron motrën
Ik dhe le shtëpinë se ia kanë djeg votrën
E kjo motër e shkreta e habitun fare
Na turpnon të gjithëve
Që bota nuk vlen ma pes pare!
A thu kaq larg kemi shku
Që n’këtë shekull kaq keq kemi leju?
N’sy t’botës e n’sy t’imanit
N’sy me leju katilat
Që vet dikur u dogjën në flakën e gjermanit
Sa shumë kemi qa për ta o Zot
Haram e paçin që kemi derdh aq lot!
Sa shumë at dhimbje e kemi përjetu
E sot bota s’ka ma fuqi këtë dhimbje me vajtu
Sa të mjer të kemi ba moj botë
Kurban po ban ferishtet e shkreta
E na të gjithë sejrojmë me da pika lot!
Gja pa ba e ferrë pa na hy n’kamë
Ferishtet e shkreta tuj u ba kurban.
Ramazanet e Bajramet se di ma çkuptim kan’
Kur merhameti iku e mentë e kresë na kanë lanë!
Botë qafire e botë që shpirt ma s’të ka m’et
Turpi na m’uloftë sa jemi ba të shkretë!
Jo jo kjo nuk asht për Gazën poemë as elegji
Asht për Diogjenin që me fener nuk gjeti njeri!
N’pikë t’ditës me fener njeri lypi me gjet
Hiç pa e ditë se njeriu për tokë e pasuni edhe nanën e vet e vret!

Scroll to Top