Arbëresha

Shkova, ,kalova gjithë dyertë e mërgimtarit.            
Askund s’takova rranjët e shqiptarit

Si ti që i rujte me aq besnikri.                        
O lule lule moj e mira Arbëri.                     
Si lule kadife ti manushaqe shabojë               
Je mur i Kalasë kryeultë më je, më je e madhe Zonjë.

Je nji plakë e thinjun je plakë fisnike
Sërm e ar ,me grimca flori shkëlqen
Prej ditës kur ke shku n’at vend

Andrrat ke ndjek
Petkun e trupit kurrë pa e hjek
Ditën kur ike at petk që ke vesh
As dekadat as shekujt nuk ta kanë zhvesh!
Ah sa ta kam lakmi moj Arbëri madhnore
Kur m’shetrit me shporta me ato lule kunore,
Sa shumë je mburr e sa më je e lashtë
Zemrën shqipëtare ke rujtë e gjuhën sa e ke dashtë.
Pesqind vjet,
Pesqind vjet kaluan me hijen e randë vjeshtore
Xhybletat dhe këmishat mjeshtri e rrallë punë dore,
Festat dhe traditat hiç pa i harru

Aty në Sicily dhe Kalabria ke marrë me vehte gjuhën.   
Nji Shqipni të vogël ke rujtë si bukën,                
Si strucë buke që nga furra del përvlim.                 
Ke duru lotin e mallit por jo me mallkim!                
Fatin nuk e ke mallku edhe pse e deshte at vend.      
Me kanun ke jetu ke jetu me peng.

Në arkat e vjetra tanë at madheshti ke rujtë.               
Lulekunorë në qafë ke vu e vallen e shqipes ke lujtë.    
Hiç pa e ndrru e hiç pa e harru.                           
Si thesarin e çmum traditat me qenisi i ke m’ulu!

Sa lakmi ta kam moj Arbëri                                      
Me u kthy kurrë nuk u ktheve              
Por në zemër morre shqiponjën atje në Itali!       
Në shpirt e zemër ke rujtë dashninë           
Në zemër t’Italisë ke mbajtë Shqipninë 

A thu kemi me mujtë edhe na të tjerët n’mërgim       
Me t’pas pasqyrë e me mbet me at shkëlqim            
Me lanë vendin e oxhakun nuk asht mallkim        
Kur rranjtë nuk i pren por i m’an si bekim!

A thu kemi me mujtë edhe na?!

          

Scroll to Top