Fillemet në Londër

Ripostim

Askush nuk e përshkruan fillimin tonë dhe avanturat sa të dhimbshme aq edhe qesharake, ma bukur se shoqa ime Luljeta Ceku.
Spjegimet e saja fenomenale me doza sarkazme, humori dhe plot plot dhimbje !
Mjeshtri e rallë me shëndru dhimbjet në gaz dhe komedi.

Ai fillimi që të rënqethet trupi.
Ai fillimi që kuku kuku me vjen me bërtit deri në kupë t’qiellit.
Ai fillimi që mas u harroftë kurrë!
Edhe pse nuk mund përshkruaj si shoqa ime ,pak po du me i përtri dhe përshkru disa avantura të ne refugjatëve viteve 91-92 .
Gjuhën ,disa e flisnin mirë,disa hiç fare!
Ishte shumë e shumë më vështirë për ne që nuk e dinim aspak!

Dhe ata që vinin para nesh fryheshin me disa terme që ne as nuk kishim ndegjuar hiç, dhe pastaj ne si i mësonim pak, nja 100 fjalë ,fryheshim me ata që vinin mbas nesh . Dhe ky ishte ai zinxhiri qesharak .
Kur i pyetshe ata të parët që kishin ardhë para nesh per ndonjë spjegim të dukej që nuk je askund me tru.
“E tash shkon në Home Office, aty është një Boots, i hyp underground , kancell flet(council flat )me marrë është waiting list . Mishin beef mos e blej se lamb është më i mirë. Rentën e paguan mbretresha e ti merre me depozit banesën se janë ma të mira. Bile edhe perdet i ke me remote control.
Duhesh me shku në GP per çdo gja, veç bane appointment . E nëse nuk shken për appointment, kansellirate ( cancell).
Punën e kam part time, bossin e kam cool !
Kam babysitting sonte e nesër shiftin mas dite fulltime.
Kur të shkon në DSS banu si gjyna se ndihmat për disability janë me të nalta !

Ka shumë traffik, e u vonova!

Ishte pra një list shumë e gjatë ,që të dhemb zemra kur kujtohesh. Të turbullohet barku kur kthehesh mbas, të vlon truni kur I mendon.

Ishte një mjerim për disa ,kurse knaqësi për disa tjerë . Si kush e përjetonte .

Merren vesht një ditë dy shoqe në telefon ,dhe njera vendos të shkon në vizitë ke tjetra. E thirë në telefon për sqarim adrese.
T’ja pshtjellon t’ja pshjellon deri në maximum prej nji andergrand ( underground) e deri ke tjetri prej nji bus deri ke tjetri,deri ma tash i ofrohet spjegimit të rrugës vet.Paramendoni tash ky spjegim në një qytet me milion banor, me qindra Boots , Pub, dhe pllaka mermeri!
Spjegimi vazhdon….
“Shkon ke Boots, aty I ke pllakat e mermerit, hec drejtëëëë , hec hec hec deri ke pabi (Pub),aty kthehesh janë da kansill fleta, aty kthehesh ,hyn aty e hyn në dreq të mallkuar!
Mos hyn rrugën e parë, as të dytën as majtas por të tretên djathtas. E shef aty nji pub karshi e pret rrugën, karshi pubit ndërtesa.
Mbas një spjegimi bajagi të gjatë dhe tarrlabuq fare në fund i thotë “kur të vjen afër shtëpisë time I bje ziles , jo Johnson, as ziles Thomson por i bjen asaj Krasniqqqq !”
E zgjatë aq shumë at Krasniq sikur aty u kry e gjithë bota. Ndalet në at qqqqqq sikur ka zbulu gjithë enigmat e botës.
Pra Johnson dhe Thomson permenden pa pikë nevojë në vend se me thanë direkt Krasniq! Sa ma komplikume e sa ma English aq ma mirë!
Anglezi e kishte spjegu shumë thjeshtë.
Third street on the right opposite the pub. Flat number,Name is Krasniq.
Ata as e para as e dyta as majtas as Johnson as Wilson anglezi as nuk I permend ! Sepse nëse nuk je nisë ke Thomson e Johnson as nuk i permend fare. Allah allah çok güzel milet.
Kallabllyk narod.
Kuku po popull i lezeçëm jemi!
Zašto jednostavno kad može komplikovano ?
Ps .me falni që nuk po më kujtohen edhe shumë terme që i perdorshim e mu ende trupi më rënqethet !
E tash bile na janë ba fare normal!
Jetë e jetë!
Shyqyr që kemi edhe këto momente që na shtijne me qesh.
E shoqa mu ka aq shumë me na kallxu…. po presim nji stand up comedy.

Kulmi I gjithë ketyne komedi Ishte një program në BB1 kur në rrugë ndalin një shqiptar për bisedë rreth pritjes për refugjatë që kishte bere Britania Madhe.
Ai fare haptas me plot mburrje thotë:
Aaaaaa I love this country, I Love the Queen.
Me income support, housing, free Nhs doctors free and I am working!
Me demek,rrnofte mbretnesha, e du shumë këtë shtet, marr ndihma, banesa paguhet dhe unë punoj n’zezë !
Epike!
Më duket se jam skuq para ekranit!
Oboobo po sa borxh I kemi k’ti shteti e k’tyne shënime!

Scroll to Top