Taken (i titulluar gjithashtu 96 Hours and The Hostage) është një film aksion-triller francez në gjuhën angleze i vitit 2008, shkruar nga Luc Besson dhe Robert Mark Kamen, dhe me regji të Pierre Morel. Në të luajnë Liam Neeson, Maggie Grace, Famke Janssen, Katie Cassidy, Leland Orser ,Holly Valance, Stephen Dougray Scott , Forest Whitaker ….
Neeson luan Bryan Mills, një ish-oficer i CIA-s, i cili fillon të gjurmojë vajzën e tij adoleshente Kim (Grace) dhe shoqen e saj më të mirë Amanda (Cassidy) pasi dy vajzat janë rrëmbyer nga trafikantët shqiptarë të qenieve njerëzore ndërsa udhëtonin në Francë gjatë një pushimi.
Filmi fitoi më shumë se 226 milionë dollarë.
Kjo ishte vetëm Taken 1
Taken 2 dhe 3 ,shuma ishte edhe më e madhe.
Menjiherë mbas Taken 3 , deri sa filmi ishte në kulm të fames dhe na shqiptaret në kulm të ofendimeve,një agjencion më çon email për babysitting në afersi 15 minuta me ec nga ku unë jetoj.
Shikoj emnat e prindërve ,dhe shoh dy emna shumë të famshëm.
Baba aktor I Taken 3 dhe shumë filma me famë, kurse nana aktore në filmin-Meet Joe Black-
Shkoj , më çel derën vet aktori , një aktor me origjinës skotlandeze.
Prezentohem, emnin dhe I tham jam shqiptare.
Me një buzëqeshje, më prezentohet edhe ai me një respekt dhe modesti të pa parë. Vjen e shoqja, po ashtu.
E bukur dhe modeste, e ambël dhe një sjellje plot modesti.
Më ofrojnë gjithë të mirat, më tregojnë ku është dhoma djalit ,që veç I kishte një vit në moshë. Ishte në gjum të thellë.
Ata dolën .
Mbas nja një ore, ndëgjoj nga monitori një frymarrje të rënduar.
Pa frymë, vrapoj në dhomën e fëmiut, që mezi merrte frymë.
O Zoti im, mendova!
Më ndihmo!
A edhe një shqiptare ,e pa pik faji ,duhet të del në listen e keqe që tashma filmi Taken diskutohej shumë dhe na e kishte rritë at famë ?
E mos të përmendoj faktin,që aktori ku gjindesha unë,luante në at film.
Marrë fëmiun me vrap, e vej në krahnor.
Një fytyrë engjull i bukur, që e para herë më kishte pa, më buzëqeshi me ambëlsi dhe ra në gjumë përsëri.
Vazhdon merr frymë normal ,dhe çdo gja në rregull.
Zoti ndëgjoi aq shpejtë lutjen time.
Edhe pse në jetë në shumë situata të vështira kisha lutur Zotin,nuk më kishte ndodhë ai komunikim me Zotin aq urgjent ,që t’mi ndëgjon lutjet me shpejtësi të vetimës.
Por unë ,ma nuk e lëshova femiun nga dora.
Nuk kisha besë ma, as në monitor.
Dikur mbas orës 12, erdhën prindërit e vet.
Kur e panë që unë mbaj femiun në dorë, dritat e ndaluna por veç me një dritë të llampës, pak u habitën por shumë të qetë . I tregova çka kishte ndodhë.
Më treguan që I kishte ndodhë edhe atyne një herë,por ishin siguru nga mjeku që fëmiu ishte shëndosh e mirë.
Më përqafuan, u përshëndetëm , thirën taxin edhe pse shumë afër por nuk donin që unë aq vonë të dalë në rrugë.
Vikend ,rruga vlonte nga gjalleria ,dhe pak e trishtuar por edhe e emocionuar nga një sjellje excellent e prindërve,u ktheva në shtepi dhe ate natë nuk më zuni gjum .
Ku nuk më shkonte mendja!
Mbasi, kisha takuar edhe të tjerë me pasuri marramendëse dhe me famë ,por me sjellje zerro, ky çift më la mbresa pa masë !
Ditën e nesërme, më vjen përsëri notifikim që familja më kishin rendit si babysitter të preferuar në vend të parë ,dhe kishin nevojë përsëri për disa mbramje.
Nuk i takova kurrë ma, mbasi kishin dalë në një zonë tjetër që nuk ishte distancë që kam mujtë të shkoj në kambë .
Jetojnë mes Amerikës dhe Londrës .
Sot deri sa lexova për femijet e zhdukur shqiptarë, mu kujtu ky çift dhe e gjithë fama keqe për kombin tim.
Por jo edhe aktori që kishte lujtë një ndër rolet kryesor në Taken 3, e kishte bindjen që gjithë shqiptarët hidhen në një thes.
Jam e bindur, që ajo ngutësija ime,të prezentohem që jam shqiptare, ka sjell edhe keqardhje ke ky aktor.
E na të shkret, gjithmonë marrim detyrë të dyfishtë me bind botën që jemi të mirë, nuk meritojmë at famë të keqe,por e kemi një pakicë që si ajo lugë e m…,që hidhet në mjaltë dhe e flliq gjithë kavanozin e mjaltës !
Kjo ka ndodhë edhe për çdo shqiptar në ish Jugosllavi dhe në diasporë.
Gjithmonë me një etikim të pa merituar jemi mundu me bind botën.
E deri sa të bindet bota që nuk dallohemi nga të tjerët, që edhe na kemi si çdo komb tjetër ferra ,gjemba,shumë viktima kanë me pësu aq keq.
Zot na i ruaj gjithë fëmijët tonë dhe gjithë botës,nga ajo lugë e m…. që po flliq kavanozin e mjaltës.
Sot gati 200 fëmijët shqiptarë në UK nuk i dihet fati!
Lutem mos të jen viktimat e radhës.
Mjerim!