Gushti

Gushbardhi i fundit që përvlon çdo verë
Por jo edhe në Londër ,dhe jo çdo herë
Nga vera lodhesh
Me rreze s’durohesh

Vjeshtës rendin nuk ia lëshon
Deri sa me rreze nuk na përvlon
Ti gushtbardhi bukur!

Netët e nxehta me plot mundim
Të bukura ,e ku ti marrim kur ikin
Që i kalojmë me aq ankim?

Nxehtë thojmë,
Nxehtë i madh ,s’durohet
I madh e i vogël ankohet!

Por kur të ikësh ti o gushtbardhë
Ditët i numrojmë dhe lusim prap me na ardhë!
Zotni i madh je,
Verën e përcjell ashtu tuj hesht
Me fiqt e fundit dhe rrushin në vneshtë,
Kur piqet rrushi vera iku
Shegës, portokallit ,rrugën ia leshon fiku.

Dhe….
Ato pleqtë tonë që presin e percjellin
Valixhet e gushtit derën,tanë ashik e çelin !

Me rend, me rend vijnë
Ardhshin me t’mira !
Thinjat mbushin krytin ,
Zogjët shterrin fytin,
Por vitet vazhdojnë me ardhë!
Mbi drunin e molles mbi bukuroshen dardhë !
Pritje me mall
Ndarje me hallall !

Gushtbardhi im,
Edhe nji vjet mezi të pres
Frymën me ambëlsi e merr
por për ty nana që pret fëmiun nga larg me i ardhë,
Shpirtin len dhe vdes!
Shtatorit rrugën me gjelozi ia lëshon
Vera me ty ikën,dhe dimnin lajmron!

Gusht , je për mrekulli
Por eja me naze ,
jo me marri,
Diku me djeg e diku me ngri
Eja si dikur,
Eja me njerzillyk,pa nervozë e pa mërzi!

Ndarjen mos e ban të vështirë
Kur ndahet ke dera nanë e bir.
Bani të lehta si gjethe lamtumirat
Ndarjet për s’gjalli janë  ma t’veshtirat!
Lamtumirat e gushtit përvlojnë si dielli
Jabanxhitë kur përcillen
Vajton edhe qielli!

Ti gusht….gushtbardhi!

 

Scroll to Top