Mos ik
Trimni ,nuk asht veç pushka në dorë o miqt e mi ,
Trimni asht edhe me lanë rob e sh’pi,
Pa ftesë
Pa adresë
Me shku ku as vet s’e di !
Tash mos më thoni se e para quhet trimni kur merr pushkën me luftu,
Edhe me lanë tokën tande asht guxim ,
N’rrugë t’pa njohun me shku pa kthim
Edhe me mbet aty ,por edhe me ik …
Të dyjat duhet me pasë zemër ,me i perballu o mik!
Mos ik
Edhe rrotullimi tokës mund të ndalet
Por jo ikjet e popullit tim
Ke dera lot të mshefun tinzak
Kur ik e len shtepi e kanak
Valixhja vjetrume pak e shkyme tuj prit vizën me ik
Gati me sjell rrotullat , via me gjet strehim në Amerikë !
E len kulmin e vjetër
Shkon me lyp nji tjetër!
Mos, mos ik!
Ik rinija
Pse?
Pse nuk rri aty ku je
Parajsa nuk të pret as ku jam unë
As aty ku ti dredhon rrugë
As në Zelandën e Re!
Mos ik!
Shpëto nga kthetrat e tyne nëse mundesh
Sa herë që ik ,në shpirt lëkundesh!
Mos ik!
Rri aty!
Ti me lanë babë e nanë
Tokën tande me lanë!
Aty rri se pa bukë nuk vdes
Ikja shqiptarit asht ba ves!
Me ik
Veç me ik!
Ku?
Në Amerikë?
Në Gjermani, Francë a në Angli?
E kush të don?
Je I mirëpritur mendon?
Jo moj rini jo
Djersë ne vend të huaj ma mos derdh
Rrugëve të botës ma mos bredh !
At shtet me rranjë lëkunde
Fëmiun tand aty përkunde!
Buka askund nuk asht ma e mirë
Se sa aty ku merr frymë shlirë !
Mos ik,
Se njihere ike nga vendi yt
Kafshatën e bukës ,zor ke me e pêrtyp !
Lëkunde at shtet njihere pergjithmonë
Mos len djersên tande i unti për pushtet ta g’zon!
Aty rri, aty
Luftoje t’keqen si me anmik
Mos e le at vend dhe mos ik !
Diku nevojë e diku trend me ik asht ba,
Mos ik ,se njihere del e nuk kthehesh ma !
Ti mos ik,
Le të ikin ata !
A nuk jemi na që kemi ik boll
Gjithë botën deri ke I madhi Stamboll?
Shumë ma lehtë asht prej aty me ik
Se sa aty,me u kthy prap nji ditë!
Nuk ka vend ma të bukur se vendi im!
Në botën e rrejshme, mos lyp strehim.