Shtriga e shtrigana
Respekt veç për hajvana,
Shtrigana dojnë me na ba
N’Shtriga e n’skelet me na shendrru
Sa ma shumë me na m’su,
Po dojnë me na thanë,
Se e keqja nuk asht e frikshme
Asht e shpesht, asht e përdit’shme,
Dhe po dojnë me na pregadit
Horror me pa për ditë
E syni tak mos me na ba
Edhe kur shofim keq
Me e marr normal e mos me ba za!
Gjak e koka të preme
Shpata e disa fytyrë vereme!Dreq e skelet
Shtriga e plot gazep !
Kryekungulli me udheheq këtë dyrnja
Njikshtu me e m’su e njikshtu me u ba !Horrori fëmijëve kjo botë e s’mute
Fare normal prej vegjelis me iu duk!Si robot edhe zemra dikur bahet
Pa ndjenja , pa respekt fare
Syni veç ka me u ushtru
Veç me dashtë monedhë
E dashnija me u shëndrru në pare!Pse a mos thashë diçka gabim
A mos kam rrejtë?
Jo jo….!
Njikshtu ka me u shëndrru
E na hiç gja pa vërejtë !Dhe vet kemi me e pranu
Me qef e me vullnet edhe na kemi me festu!Kadalë kadalë thojnë
E mira vjen
Por kur e keqja lejohet
Të rrëxon e ti as nuk e vëren !Njashtu…. avash avash vijnë gjanat
Historija asht e durushme !