Bab pse dridhesh si putargë

Bab ,
Pse dridhesh si putargë
Ai që ka le ,edhe ka me vdek
Prap dikush gjallë ka me met!
Ose ti ose unë !

Si ,si tha o bir …?
Jo more bir…e ku nuk dridhet nji bab
Kur nuk mundet me shpëtu familjen e vet
E babës t’shkret me iu k’put njaj kivet,

Ani, ani bab,
Vdesim të dy
As unë nuk du me mbet vet!
Ashtu asht ma mirë
Na n’xhenet Bab e bir!
Aty ku isht nana e motra
Se ktu në këtë vend t’mallkum
Po fiket votra!
Ashtu kanë urdhnu da zegj kopilash
Me na shu prej ftyres botës
E na prap kemi me bi si degë drandofilash!
Me I dhanë aromë e me i ba hije tokës !

E ke vërejtë bab tanë tuj thanë ?
“Uuuu Zat na ruj…lajmet nuk mund me i shiku aspak
Ma mirë mas me i pa ,se bahem harab “
Ashtu, ashtu tanë janë tuj thanë
Se I kanë hallet e veta bota
Me dalë në Instagram tuj qit dolli me gota!
Jo jo bab as nuk dojnë kush me na pa ma
As arab e as t’krishter bab
Kanë çu dorë e kanë mbyll derë!
Mas u dridh ma si putarga
E as du me t’pa tuj qa!

Bab…. Xhan t’kam mos u mërzit!
Prap kemi me lind e si nur kemi me ndrit!

 

Scroll to Top