Holocaust

Kurrë ma na thanë Holocaust nuk ka me pasë
A thu….?
Ç’farë rrena ka njerzimi, shpirti me t’plasë
E me mashtrime shpirtin na kanë shkrumu!

Fatima Muhiq ,n’Srebrenicë ma e vogla viktimë
Akull zemre i pa shkrimë,
Sa ka çel sytë me pa botën, e bota terr asht ba
Vetëm disa orë t’shkreta ka jetu,
e veç sa me iu ndi ai za
sa me thith da pika qumësht t’bardha që kurrë nuk i ka përbi
E tanë qyteti i asht ba i zi!
Veç dy orë ka pa dritë
Akshamin pa e mrrit!
Profete asht ba
E peomë e pa k’nume
Lindje me jetë t’pa shkrume!
Pikturë n’terr
Me ulurimë t’qiellit n’tmerr!
Kur e mytën
Dora atyne nuk ju tha
As asaj nuk ju ni ma ai za,
As nuk i mallkoi as nuk u tremb
Ishte ferishte ,lule pa gjemb!
Me 8372 tjerë
U fik edhe zani saj i mjer!
Bumallë erdh n’dyrnja t’shkretë
E bumallë e ahiretit për me met!

Kivetin, si nuk ia k’puti Zoti ?
Mallkimet duhet kujtu e harru kurrë s’duhet
Atyne dora ju thaftë e boja mos ju paftë !

A vriten, a vriten, a vriten….?
Ferishtet e meleqt e Zotit a vriten?
E kur i kanë vet gratë e viktimave
Çka ma shumë ju mungon
Tanat kanë thanë
Aroma kafes prej gjumit kurrë ma nuk na çon!
E dihet fjala e parë natje sa çohen e thojnë
De bona kono ….što te nema?

Scroll to Top