Nji plak në det

Nji plak në det
I ri në shpirt si mbret
Lufton me valë t’fërtonës
Hedh rrjetat n’vetmi t’jehonës
Peshkut beteja i hap
Edhe shtërngatava që hidhen me vrap!
Vetmi n’mes detit t’tërbum
N’horizont që nuk ka fund!

Valtë hidhen me tmerr si ezhdyrha
Terrohet qielli,vajton aty çdo gja!
Ulurima e valëve të marra
Si britmat e lehonave të para
Dhe kur fërtona nalet dhe bjen n’qetsi
Plaku mbledh rrjetat dhe kthehet me lavdi
Ngjyrëartat nga dielli që nisin të pikturojnë
Bukurinë magjike mes detit dhe qiellit lakmojnë!
Betejat që i fiton n’shtërngata
Janë triumfe dhe histori të gjata!
Shofqeti veç në det jeton pa frikë
Dhe shumë ulqinak tjerë me këtë traditë!
Sofrat me peshk kapama dhe peshk t’fërgum
Si në Ulqinin tonë nuk ka askund!

Por luftat i fitojnë ata që kanë lind
Me detin ,me peshkun dhe trimninë!

Plaku dhe deti
Guxim që lakmon edhe vet mbreti!

 

Scroll to Top