Kur kam ardhë në Londër, nji gja që shumë me pengonte ishte zani zjarrfiksave që vërtetë asht diçka e shpeshte dhe perditshme.
Thojnë që shumë godina të vjetra dhe instalimet elektrike shkaktojnë shumë zjarre.
Por nji ndër arsyet janë edhe qirinjtë që ktu shumë I perdorin.
Por jo !
Yok!
Sot e kuptova arsyen e vërtetë!
Nji Zonjë në Prizren , ende nuse e re ,kishte vu për drekë sarma.
Sarma pra, jo japrak.
Deri sa ishte tuj ba punë tjera, sarmat ziheshin këëërrrrr e këëërrrrr.
Në ndërkohë vjen nji gru e mahallës për kafe.
E thir disa herë ke dera, por nusja nuk e kishte ndi.
Ajo hyn, ulet, rahatohet dhe pret Zonjën e konakut deri sa vjen.
-Uuuuu hoşgeldiniz hanım , habitet Zonja shtëpisë, ama me buzë në gaz, thotë mire se erdhe dhe pretendon që u g’zu kur e sheh. Bile pa fije habije, që mos ta ofendon musafiren.
Ajo as nji as dy ia kthen me at gjuhë as shqip as turqisht:
- Uuuuu motram güzelim, ta shpetova sarmën.
Kishte qenë tuj tu djeg, sa mirë, meleqt më pasken çu.
Mbasi ajo kishte ndi pak si erë që po digjet, ajo kishte çel tenxheren, ia kishte shtu nji gotë uj, kishte numru sarmat dhe kishte mbyll kapakun.
- Uuuuu , përsëri vazhdon musafirja, – motram a paske musafir që ke vu tanë at tenxhereeeee !
- Jo ,ia kthen e zonja shtëpisë , jo, evlad e mi I dojnë shumë sarmat dhe kam ba për qef.
Avvvava motram yok yok , ia kthen ajo
1 bitene az
Iqidane çok tamam
Yçdana prokodallyk !
Nji asht pak
Dy taman
Tre janë tepër, syni untë!
Avav motram qok gyzel,elerene sagllek ,ama biz prizrenli me kon hanemllar edhe tutumli ,po shohish dy sarma tamam ,qashtu me majt qato shpijat,evladat ,hajt ejvalla
Ja pra miq, çka t’lypet ky shtet ku jetojmë na të shkretët,që kojshija e ndin era shkrum dhe nuk ta çel tenxheren , por pret deri sa kap flakë dhe vijnë zjarrfiksat .
Kojshinë ,që nuk të tregon sa sarma me ba!
Kojshinë ,që pret ti me ia çel derën e nuk të pret kikirik në maje t’minderit , e të thotë njiherë ta kam kon ,njihere ma ke kon, as ke me ma kon ,as kam me ta kon!
Tregimet e plakave tona janë nji mozaik i amël si amelcinë.
Janë tregime plot shyrbet e plot lezet ashtu si ka qenë edhe goja tyne e ambël !
Plot dashni!
Dollma
Nja dy qepë e mish të blum
Specë të kuqe e vaj t’kullum
Krypë vegetë me marifet
Pak oriz ,me tahmin t’vet.
Kush pshtjell laknat e kush mbush speca
Kush kumuj t’njome e nji sallate me kastraveca
Kush me gjethe hardhije e kush me lakën turshi
Kush i ban tërli dollma ,t’rreshtum n’tepsi!
Dametje t’captume e pak netërs jeshile
Magdanaz kopshtit me erë pa hile
N’tavë të dhenit ma t’mira bahen
Kush mush barkun e fukarasë tanë gjynahet i lahen !
Photot te huazuara nga interneti