Ju baftë mirë kudo që jeni
N’Kosovë damatjeve ju thojnë patlixhana,e disa edhe patligjona besa.
Patlixhanave i thojnë patlixhana të zi,
specës i thojnë biber I kuq, e biberit i thojnë biber I zi.
Speca nuk asht biber as damatjet nuk janë patlixhana ama si ma lehtë me ia kompliku vehtes…?
Germen-xh- shpesh e përzihnë me -gj –
Edhe germën-ç -e kanë -q -ku duhet e ku s’duhet,
E qingjit i thojnë kingj….
T’paça o Kosova jonë se deri sa Ulqini ta ket këtë infrastrukture, ti je buka Ulqinit!
E unë kur s’pari kam hangër këtë tavë e më kanë thanë- kemi tavë me 🍆 patlixhana- kam prit tjetër tavë. Por si njeri qe pëlqen çdo ushqim në sofër ,nuk jam dëshpru aspak .
Tavë me patlixhona(damatje)
Mish i kingjit (qingjit )me damatje shumë
Copat e mishit sa për nji katund
Oriz vetëm pak ,e nja disa qepë
Krypë , biber , specë ,edhe pak vegetë.
I hedh në tavë ,hiç pa u kafërdis
Edhe Charles i jon ,kishte me e begenis
Pak sheqer i hidhet sa për mejhash
Tavë me patlixhana për mbret e padishah .
N’tave të dhenit mirë e mirë përzihen
N’furrë t’shehrit ,me sahat piqen e s’digjen
Prej furrës kur e merr ,dhe e bjen në sh’pi
Duket si me e pas pjek ,dielli për Perendi!
Yndyra i del anash për rreth dhe mbi
E kuqja scarlet ,ndriçon si perri
Tava me damatje ,në tavë te dhenit
Prej furres t’Gjakoves merr rrugën e Prizrenit!
Kur del prej furrës si me perendu dielli
Aromën e tavës e shijon krejte qielli
Pejë, Dugagjin, Prizren ,Gjakovë
Gjilan ,Ferizaj,Erenik e Rugovë .
Mmmmmmm ka lezet kja tavë
Photo e huazuar nga interneti