E more njer’z,nanat tona,dikur kanë hjek t’zitë e ullinit.
Nuk kishte internet as google at kohë.
Ishin gratë me marifet, Madonat, gratë e zonja që ia kishin zanatin që e kishin pak ma lehtë!
Ama ato që nuk dijshin u duhshin me dalë me marifet në penxhere, e me marrë ndonji informatë .
Nuk ishte e lehtë aspak!
Varzat, para se me shku në sh’pi të burrit, merrshin kurse shtëpijake nga nana, tezja, halla, kojshija, nen’ja axhës, nen’ja dajës e kush mrrinte i pari.
Si me ba temena, si me marrë dorë, si me qitë tabaken, si me qitë bokallin e ujit, dhe ajo kryesore si me gatu gjellnat.
Pitet ishin zakonisht provimet ma të veshtira dhe bakllava.
Kurset ishin falas dhe përsëriteshin pa u nda.
Shpesh herë vijshin edhe në gjum dhe nuk harroheshin kurrë deri në amshim!
Jo sikur historija, gjeografija apo ndonji lande tjetër!
Jo, jo ishin mesime të përjetshëm!
Martohet nji vajzë në nji sh’pi të madhe ,pak para Ramazanit,ku kishte shumë musafir.
Menjihere mbas disa ditë, i thotë hankoja, me ba nji sitiprinxh se iftari I parë dhe nuk ban hiç pa te!
E ama i kishte tregu gjithë receptin dhe procesin por kishte harru me i tregu nji detal.
E kishte habite zerden ,me sitiprinxh dhe nuk ishte e sigurtë.
A I qitet sitiprinxhit krypë a i qitet sheqer ,
zerdes a i qitet veç sheqer apo I qitet krypë ?
Ra e shkreta aq në siklet, por i vinte randë me thanë që nuk di.
I bjen ideja në kry!
Penxherja!
Vendi ku hyjnë dhe dalin informatat.
I shef disa f’mi tuj lujtë dhe i drejtohet njanës :
- uuuu sa e palezeçme qenke moj vajzë ,si sitiprinxhi pa krypë!”
Kojshija, që kishte dalë në penxheren tjetër, poashtu me marrë ndonjë informatë tjetër, e vëren që nusja re nuk din si bahet sitiprinxhi dhe ia kthen:
- ja moj nuse , ty t’pastë kanaku,sitiprinxhi bahet me sheqer, e krypë i qitet veç pak.
Nusja gzushëm që e morri informatën nga Hanko Google, hyn mbrenda dhe e ban sitiprinxhin!
I bahet birinxhi. Për mrekulli!
Sitiprinxh
Kush sitiprinxh e kush sutliash
E kanë provu begler e subash
Kush oriz n’tomël e kush tomël n’oriz
Mund ta gjeni në Londër mund ta gjeni n ‘Paris!
E pastron mirë të bardhin kokrrizin
E vlon tamlin i qet arizin
Pak nisheste ,sheqer , veç da kokrra krypë
N’flakë të ultë përzin sa të lodhen sytë!
Dikush e han me gjyl bakllavë në mes
Ka edhe që e dojnë hejret për mëngjez
N’ramazan bahet çdo natë të lume
Dikush ia qet nji kallb kadaif me arra t’blume!
Në disa vende i qesin vetëm krypë
Disa vende tjera sheqer me të m’ytë ,
Marifetin e vet e ka çdo qytet
Çdo katund e mahallë e ban si e don vet!
Qefi ma i madh se Stamolli pra…
Harxh e marifet jo,por kujdes shumë ka
Mos me e perzi sa duhet shkrum mundet me u ba
Me masë e ka tamlin me filxhan arizin
Pak krypë e sheqer ,shumica e dojnë sitiprinxhin.
Photo e huazuar nga interneti