👨🦳Eeee ky popull i shkreti,si janë ba si qafira!
👩pse mere Agaaaa,çët gjet tesh, çka ke?
👨🦳Si moj çka kam ?
Turku ashtu , e turku k’shtu!
Ky popull nuk ka masllahat tjetër.
Veç me sha turkun!
Pa mas me pasë qenë turku, pa ku I kishe pa ti moj bamjet me sy?
E kur thojnë na ka lanë mrapa, e tesh , kush pa na le mrapa?
Nuk merremi me vejdi, par me turkun!
Popull tuhaf jemi !
👩uuuuu Agaaaa, ç’je tuj folë edhe ti !?
Ball na kanë lanë mrapa.
Taman edhe turku pa na lypet. Mezi I dalim n’kry me njini tjetrin. Se pa t’nin kush tuj folë.
Hanko moj ,a nin çka flet Agej, a isht çu keq prej gjumit a e ka xan Ramazani?
🧕🏻Ja moj nuse, par pa na thotë me I ba sonte da bamje e demek okolo okolo! A nuk ja xune ala si e qet anash me marifet?
👩Aaaa mirë moj , a njaty e ka? Menova se çka e gjet, a pak kemi pasë turkun 500 vjet?
Hajtë se pa i bajmë bamjet,tanve na kane. Edhe da petla me kas, e kam xan brumin.
🧕🏻Me bismilah nuse e me nijet të mirë!
👨🦳Besohet se e ka origjinën nga Etiopia dhe Sudani Lindor dhe asht kultivu përgjatë Nilit në shekullin e 12-të.
Bamia ,bamya , okra , gumbo ose Lady’s finger- fjala vjen nga gishtat e zonjave, për shkak të formës të saj të gjatë me maje , bela pse i pergjajnë durve elegante të zonjave etiopiane me gishta t’gjatë dhe të hijshëm .
Hajtë pra ju lumshin durtë se turku gja s’na lypet ma, ball ka qenë 500 vjet par na ka lanë edhe da gjana t’mira!
Pse kush na i solli bamjet?
Par ball ma hiqu tyne, me Amerikë, me Turqi, me Evropë, tanë shikojnë interesat e tyne, ball ma e ishalla ky milet xen men’ e nuk pret prej tjerve.
Nejse, haaaa ,ku e pata fjalën, ke bamjet.
Në Turqi, bamja(në origjinë bamya) asht nji gatim anadollak .
Ata i qesin edhe l’mu ( limon) ashtu kam ni.
👩shikoje njiherë, edhe në internet paske hy aq shumë ti kan’e .
I bajmë , i bajmë sonte mas ke kasavet . Edhe nji pite me erza besa.
Nji zerde sonte pa e bajmë si motit!
👨🦳he ju durtë ju lumshin hé fisniket e kanakut!
Dola unë n’pazar ….ika!
Bamje
Obobo sa të mira janë
Gishtat e Zonjes lum kush I han
Janë të shijshme janë për Zatni
N’daç i shtje në tavë n’ndaç i le n’kusi!
I fërgen bamjet në vaj t’ullinit
Shkon deri n’hava ,era e Ulqinit
Kur I kryn , i dan nji anë tjetër
Këtë gatim e ka edhe Anadolia e vjetër!
Vazhdon me….
Dy tri qep i kafërdis në flakë
Damatje kopshtit me shumë marak
Copa mishit , me viç ka lezet
Krypë, biber, specë e vegetë!
Pak karrota kuj ja kan’e
I nep shije si ndriçim hane
Magdanaz e netërs me marifet
Ia hedh bamjet tanë lezet.
Edhe nja dy speca I fërgen me qepë
Be ju baj për Zotin,se i napin lezet
Nrrisin hijeshohen ,nga begatitë e Zotit
Bamjet e gjysheve si dikur motit!
Zihen ngadalë me ka pak uj
Shterren bukuroshet pa aspak huj
Kush I preven bamjet vetëm njihere
Kanë faqen e bardhë , na japin nder !
Vildana Dibra Zhubi
Foto nga interneti