Ju baftë mirë iftari të gjithë kudo që jeni
Hallva
Shpesh herë na përkujton në ata që I humbim ditën e ndarjes nga jeta tyne.
Aroma që lëshon zen vendin e aromës së vdekjes. Asht terapeutike në kuptimin që familja e ngushtë e të ndjerit e di se nuk janë vetëm.Ashtu thojnë në disa legjenda të fesë islame.
Po ashtu asht e nevojshme në çastet e hidherimit dhe vajit ,ngritje sheqerit asht e nevojshme,dhe shumë e kanë referu me at ndjenjë qe për shpirt të vdekunit duhet me u provu pa tjetër. Pra ata që refuzojnë me ngranë , bile halven nuk guxojnë me e refuzu.
Por ka shumë zemërgjansi, ka shumë gërshetime dhe ka pak harxh.
E pregadisim për natë Bajrami, natë Ramazani, kur hyjmë në shtepi të re, për mevlyd, për shpejtësi kur na vjen nji musafir pa u lajmru dhe nuk na gjindet asgja në shtepi.
E pregadisim për shpirt të atyne që nuk i kemi ma, e pregadisim për me i kujtu dhe ndjejmë që era saj shkon deri në përjetësi.
Halva e ka origjinën në Persi (Irani i sotëm).
Nji referencë për halven (halvah )u shfaq në shekullin e 7-të, duke iu referua nji përzierjeje të hurmave të grime me tamël .
Nga shekulli i 9-të, termi u përdor për lloje të shumta të amelcinave , duke përfshi tashma edhe kaferdisjet e miellit me gjalp dhe shërbet!
Shumë nga recetat e maparshme persiane u dokumentuan në librin arab të shekullit të 13-të Kitab al-Tabikh (Libri i gjellëve), si dhe në nji libër gatimi anonim nga Spanja maure e shekullit të 13-të. Halva u adoptua nga turqit osmanë, duke përfshi nji version tjetër me susam, dhe u përhap në të gjithë perandorinë e tyne .
Çdo kush e ban ndryshe, dhe mund ta gjesh në gjithë botën.
Dikush e kafërdis pak dhe e le të bardhë, dikush e kafërdis shumë dhe e ban ngjyrë kafe.
Kush me arra, kush me pistachio, kush me lang portikalli dhe milion receta të ndryshme.
Në Iran 🇮🇷 i qesin rose water, lang drandofilesh dhe shoqa ime e ngushtë që asht nga Irani,e ban perfekt.
Për të gjithë ka nji simbol!
Njeriun!
At që nuk asht ma në mesin tonë dhe ata që duhet ta falemenderojmë Zotin që i kemi pran.
Me yndyrë mielli ,kadalë kafërdiset
Nji dua dhe me lutje ,aty i ujdiset
Din me u qa me lot, me qenë e ithtë shumë
Di me t’u ba pelim në fyt me të mbet shkrum!
Asht fort e përmallshme kur I kendohet dua’ja
Aty të pêrkujton ,sa e shkurtë asht dyrnjaja
Din me erë dhe shije,me e gëzu votrën
Mevlyde, iftare ,din me e gëzu sofrën !
N’Persinë e vjetër ka nisë historinë
E kanë marrë padishah kanë kaplu Turqinë,
Gjithë bota marë ,për qef e ka ujdisë
Deri në Egjypt dhe Lindjen e Indisë !
Harxh nuk ka aspak,por asht shumë e shtrejtë
Kurani kur I knohet ,bahet aq e shenjtë
Për shpirtin e atyne ,që nuk i kemi ma
Dhe për të dashtunit që i kemi që këndojmë dua!
