Ju baftë mirë iftari
👨🦳Ala nji samsa nuk ma keni ba.
Ma çatë rrashtën “ me gjellna t’Ulqinit nuk ka!
🧕🏻Pa nuk ka de, pse çka pa dan me thanë ti?
E çka m’qe tesh aja samsa mere burri dheut?
Veç menen ç’me rras!
👨🦳Si moj nuk e di ?
E ke hangër edhe ti,e ta ka pasë kane shumë bile. N‘Gjakove I thojnë bakllasarma e n’Preshevë i thojnë samsa.
Hajt se nusja t’nimen me hallu petat .
Unë pa ti qirej hudrat.
Edhe nji çorbë t’arizit, da patlixhana kokërr…
Hashaf keni sa dush prej mramë.
👩Ja ma Agaaaa,edhe çorba arizit, edhe patlixhana me ariz , a da me na ba kinez!
Nuk shkojnë hiç! Edhe samsa brum.Par pa bajmë nji paqë si e ban Gjakova.
Me lang pule e copa pulash!
E për samsa fart mirë të paska shku n’ër mend. E kam prevu edhe unë, shumë e mirë isht!
🧕🏻Ja moj nuse, na myt hudra, edhe paqa, edhe aja…. si e pat emnin aja që isht tuj e lypë ky I urumuni jem?
👨🦳Samsa , ose bakllasarma, mas u ban demek se s’pa din!
Edhe Presheva isht e jona.
Kemi hangër paça qyfte t’Prizrenit, kemi hangër gjell Shkodre, tave Elbasani, amelcina Tetove e Gostivarit, tave me” patlixhona“,tavë me ariz e tamël, e çka nuk kemi hangër!
E kuj pa ja leni Preshevën?
Hajtë deri sa vendosni ju çka me ba,unë pa dalë pak n’pazar, pa baj da kruga, e vi e qirej hudrat.S’pa i qirej tesh se m’vjen era!
E ju bani gati hakllaginë !
Preshevën ,e Luginën sonte e kemi bereqetin në sofër!
A keni ni!
Ika unë tesh….
👩( me za të ultë) pa pa, si urdhnen zatnija jote !
🧕🏻Nuse, a fole diçka, a mu duke?
👩Ja,ja gja s’fola Hanko!
Veç menoni ç’me ba me hangër!
Knej ankoheni ,ja pritisaku, ja sheqeri, ja ynyra….!
Samsa
Si për pite petat hallohen
Me ynyrë kadalë rreshtohen
Shtihen n’furrë e kadalë piqen
Ruji moj nuse mas të digjen!
Si copa bakllave ,kallba kallba
Nusja jonë ,me durtë e bardha
Përmi disa hudra të grime ,e kas me krypë
Lugina jonë ,që e kemi si sytë !
Përpeq Presheve e paqë Lugine
Petë me oriz me qingj ,mrekulli Prishtine
Me gatimet e botës mund të garojnë
Vendin e parë ,sigurisht fitojnë !
Janë të shijshëm janë të mira
Me u pregadite,nuk janë të vështira
Sofrat tona janë tanë bereqet
Traditat tona ,kanë shumë lezet !
Pa pra, kombi dhe trojet tona ,mbi të gjitha ….
Photo :Ajnure Aliu Dibra