Iftari me bollyk

Urime natë e Ramazanit kudo që jeni

Natë e madhnume

Kishte ra n’siklet i Zoti shpis’ aq shumë sa nuk e zinte gjumi natës.
Edhe pse kurrë erë fukarallyku nuk vinte në at shpi ,prap gjumi nuk i vinte në sy zavallit!
Tanë viti kishte qenë pa bereqet.
Vera shumë e nxehtë e çdo gja kishte tha. Dimni me shi e fërtona. Hiç pa u ndalë.
Çdo gja që kishte mbjellë, gati se kishte mbet nën dhe. Pemtë nuk kishin ba aq shumë, bile as per pak reçel .

Disa kavanoza me ullinj e disa turshi kishin mbet, e pak reçel ftonjsh e thanash ala nuk ishin harxhu.
Lopa, kishte nisë me u plakë. Por disa dhen e dy viça bereqavers kishin mbet në ahrin e vjetër.
Edhe kali që aq shumë e donte, tashma kishte nisë me u plakë.
Sa keq ,mendonte . Tash që vet ka nisë me u plakë, çdo gja kishte ndryshu.

E shoqa, e ngushllonte çdo ditë.
-Hajtë se mirë bahet. Krypë, bukë e zemër gjithmonë kemi pasë, e sa për tjerat ,herë ma shumë e herë ma pak, i thoshte pa u ndalë.
Zoti gjithmonë na ka sjell disesi. Si, as vet nuk e di, veç kurrë me bark thatë n’gjum nuk kemi ra, as unë as fmitë!
E sjell, e sjell Zoti, vazhdonte e shoqja me avazin e vjetër.

Bile nji ditë edhe sa I shoqi u nervozu deri në at pikë dhe gjujti për tokë tabllen e cigares, por e ndali gojën dhe nuk I tha gja t’shoqes.
E dinte shumë mirë që e shoqja e ka me e qetsu burrin e mos me ndjell varfni në sh’pi, edhe pse ia tepronte me at, “ e sjell Zoti, e sjell.”

Nuk kishin mbet edhe 10 ditë deri ke Ramazani, e shqetsimi për iftaret që duheshin shtru si zakonisht ,tashma ishin andërr.
Dikur, edhe vet nisi me bind vejdin, se nuk ishte edhe pa bereqet.
-Duhet me ia ba shyqyrin, mendonte.
Ka fukara të kputun, që andërr e kanë gjithë këtë pasuni që e kemi, mendoi at natë deri sa nuk e xente gjumi.

Fjeti dikur ka sabahi, dhe prap u çu me shumë rrebe.
E shoqja vuni kafen, dhe si gjithmonë me buzë n’gaz nisi me ata nazet e pleqnisë .
E re nuk kishte guxu me e shiku as n’sy, e tesh që vjehrrit kishin vdek, , kunet e kuneti fmitë në rrugë t’vet , asaj nuk i ndalej goja.

-Kush na isht çu, kush na isht çu?
I bante naze t’shoqit deri në at pikë sa ia prishte nervat.
Por kur ia niste edhe at kangën “ Ti moj shega devedishe “ ,“ si dukat i vogël je “e disa që I përsëriste si papagal,ati i plaste truni !
Por interesant, kurrë nuk çonte zanin me i bertit.
E dinte edhe vet sa kishte pasë fatin e mirë , me marrë gru t’derës mirë, puntore e t’bukur.
Ment shkojnë e vijnë, mendonte I shoqi.
E donte shumë t’shoqen, edhe pse kurrë nuk ia kishte thanë.
Edhe sot, nuk I foli.
Edhe pse nervat I kishte në kulminacion të shpërthimit, u ndalë, morri kafen, p’shtjelli nji cigare dhe prej minderit u ul kambëkryq në tokë.
Ashtu kishte qef. Fort kishte qef me imitu të ’atin e vet, që veç e mante në mend ashtu, kambë kryq.

Deri sa e shoqja shprazte xhezven, u ndigju nji trokitje në derë.
Ala pa prit me vet i zoti i sh’pise kush isht në derë, dera u hap dhe postjeri nisi me u njitë shkallve.

-O i zoti sh’pise, o i zoti sh’pisë , ke nji letër prej larg, shumë larg!

-Pa hajde, hajde o burrë, ec pije nji kafe njiherë e ke vakt e shken!

-Ja ja për t’mira, ama për Zotin nuk kam kohë. Deri tesh i pina nja katër kafe, e tesh vonë u ba.
Derë n’derë , kush nji kafe, kusht da petlla e s’nxen barku ma.
Pa hajtë se herë tjetër e për t’mira dashtë Allahu.
Ia dorzoi letrën t’shoqes, dhe iku postieri tuj u ngut.

Dora i dridhej.
Kishte kohë që nuk kishin marrë nji letër.

U ul ngadalë afër t’shoqit dhe nuk kishte guxim me e çel letrën .
Shtat vjet, shtat vjet kishin kalu pa ndegju nji lajm prej djalit dëshirit!
Edhe ata ,që kishin ndegju mas sa vitesh se ku gjindet, nuk kishin pasë guxim me përmend mbasi askush nuk kishte informata të sakta!

Zgjati dorën me ia dhanë letrën t’shoqit!

-Lexoje , u ndegju zani I ti vrazhdë, lexoje ti !
Hapi letrën ngadalë, aq ngadalë nga frika mos të lëndon asnji shkronjë , asnji copë të zarfit!
Zemra I ishte shtêrngu aq shumë e goja ishte ngri !
Nuk ishte ma ajo gru e forte që në çdo situatë nxirrte pak humor.Ta merrte mendja që ishte shendrru në nji gru fare tjetër. Ishte zvoglu si kokërr kallamoqit.

-I dashtun baba im, nana jeme e pa zavendsushme dhe ju motrat e mija, ia nisi me lot në sy.
Babë, e nisa këtë letër me I dashtun, edhe pse kurrë ma parë nuk e kam ndi prej teje këtë fjalë .
Unë fort mirë e di sa na ke dashtë, por kurrë at fjalë nuk e ke thanë. Nuk e di, por jemi popull që dojmë veç me zemër e jo me gojë .
E unë babë ,nuk di ku me vazhdu këtë letër.
At natë që kam ik prej sh’pise, ka qenë nata ma e v’shtirë për mu.
E sa për ju, at natë ka qenë fundi i gzimit në jetën tuaj!
Nuk e di veç, shuplakë që ma dhe, ishte diçka e pa imagjinushme për mu.
Nuk më djegi shuplaka aq shumë, sa më ka djeg mosbesimi yt.
As nuk dojshe me ndegju t’vertetën prej gojës time.
Unë nuk kam pasë nevojë me qenë hajn se ti ke k’put bri e kryq mos me na mungu asgja në shpi. Na ke shkollu ,e na ke dhanë diploma at kohë kur jo të gjithë kishin.
E sa për flamur, unë flamur nuk kam djeg kurrë. Kam respektu edhe flamurin e ish Jugosllavisë ashtu si flamurin tonë.
Ishte propaganda kur dojshin me na marrë ushtar dhe shumë shqiptar nuk ktheheshin gjallë. Ishte kohë e vështirë babë, e dini edhe ju vet.

Po ty të erdh aq randë me pa policin në derë, dhe as nuk prite nji spjegim prej meje.
Ishte shuplakë e parë në jetë dhe më dogji aq shumë. Nuk ke pasë dhunë kurrë dhe sot e këtë ditë e di që e ke ba nga friga.
Unë ta kam falë babë , po ti a ma fal që ika natën vonë pa i lajmru askuj.
Veç me disa të holla në xhep dhe morra rrugën e rebelimit.
Aty ia nisi torturë mbas torture , burg mbas burgu deri sa shkela tokën e Amerikes.
As aty nuk me xente vendi. Deshta me ik larg e ma larg, deri sa shkela token e Australisë!
Ia nisa prej nji xero të madhe dhe çdo gja nga fillimi.
Diploma që morra atje, k’tu nuk më bani punë babë ! Jo se shumë kuj ajo diplomë k’tu nuk i bante aspak punë. Por për respekt tandin dhe mundin e juaj e kam shti në kornizë ,dhe sa herë e shikoj me vjen me qesh e me qa.
Ma kujten gjimnazin e Ulqinit e gjithë profesorat!
M’i kujten ditë e Prishtinës dhe dashninë e parë!

Kur erdha k’tu, nisa me lloj lloj punë fizike dhe në fund kam çel nji restoran.
Ma parë asht dashtë me la borxhet.
Ehamdurilah prej Zotit, mrrita nji jetë dhe standard ma të mirë. Grun e kam shqiptare babë dhe kemi nji vajze si kokrra mollës . Çdo ditë I flas për ju.
Ju din emnat të gjithëve.
As unë nuk i tham të du, e bile gruja më bërtet e me thotë, po thuj hé burrë i botës njihere at fjalë “të du “ se nuk kushton gja e nuk të vret.
Po jo o babë , at fjalë nuk e tham edhe pikë.
A jam shqiptar a s’jam ?”
A ka nevojë njeriu me i thanë “të du “ , ati që e don shumë. He dreqi ta han se ky perendimi na myti fare.”

E shoqja, u ndalë, donte me iu ndalë zemra.
Ai pshtillte cigare mbas cigare dhe ta merrte mendja që nuk merr frymë ma. Gjoksi çohej sa naltë e sa poshtë ,dhe prap qetsohej.
Lot rridhshin herë si shtërngatë e herë si ai shiu që bjen pa u ndi por të ban qull.

-Babë, unë jam mirë, kam kalu nji kohë tepër të randë dhe kismet të kallxej fije për pe kur të shifemi. Tash mas ban kasavet.Shpejtë kemi me u pa. Kismet e dashtë Allahu.
Mirë jam kam nji familje perfekt. Edhe prind e grus më dojnë shumë. Ashtu duket bile dhe ashtu du me besu.
Ata kanë ardhë në Australi tash 50 vjet o babë, e nuk I ka met kush ma anej ka viset tona.
Kanë mall ,po nuk vijnë ma. Ka shumë shqiptar k’tu, ka sa dush, e m’kan ndihmu fort deri sa kam nisë me perparu!
Para sa ditesh ,u nisë miku im dhe ia dhashe këtë letër. Edhe ai zavalli nuk ka qenë qysh kur.
Paret nuk i shtina në letër, por mos pritofsh shkon e i merr ti me nanën dhe miku të kallxen ma gjatë për mu.
E di që tash vjen Ramazani, ardhtë i bardhë e ti e don sofrën bollyk.
Thiri edhe motrat babë për natë ,e Zoti ju baftë kabull.
N’mujsha edhe unë me ninu Natën e Madhe kam me ninu.
E tash tuj lexu këtë letër ju kam parasysh, e di që ju kam lëndu aq shumë por ma bani hallall!
A ik djali për nji shuplakë prej shpije o babë?
Po mendja kres o babë , mendja kresë!
E kam pagu aq shtrejtë. E kur kam dashtë me u kthy ja nisen trazina mas trazinash dhe deri sa Jugosllavija nisi luftat unë ma as guxim nuk
kam pasë me ardhë.
E as inati nuk me lente.
Eh sa zor e kemi me thanë na at fjalë “ më fal !”
E sa për dhimjen e shpirtit …. Hajtë tash se flasim.
Selam I ban t’madh e t’vogel ma pershendet tanë katundin!
Ta puth synin e ballin e thuji asaj nanës teme me ta knu at kangën “ si dukat i vogël je.”
Thuji që e kam ni tuj ta knu tinës ,sa herë që ti je mërzitë.
E at shega devedishe e knonte kur ti ishe pak ma n’qef.
Ju puthi me mall, e hallall ta kam ba qysh kur.
Po tash edhe ti ma ban hallall.
Se nuk ishte e lehtë ajo shuplakë, po fort mirë e di se e ke pas prej frigës. Kohna t’veshtira ishin.
Ramazani me zemër t’mirë e ju çoftë Zoti shneten.”

Nuk kishte kivet , por bani brrof në kambë .

Ço , ço e banu gati. Hajde se zemra ma ndinë. Ço he burri botës e mas m’derdh aty lot si me qenë gru!
A qajnë burrat ?
Qe aty I ke bragat, edhe aty e ke kmishën. Xhaketen e ke t’varun.
A menen ti se djali ti ka çu paret e vet nuk ka ardhë?
Ço ngutu t’ja puth nana synin e t’shkojme ke miku i ti se ma kamtë s’pa më majnë.
Ço se na xen nata ! E djali isht I lodhun!
Hajde ngutu se duhet me ardhë e me ja xan da bukë djalit , e ka marrë malli t’shkretin për bukë t’nanës.
U nisën rrugës, e ajo kadalë e knonte at kangën “si dukat i vogël je.”
I shoqi shikonte majtas e djathtas mos e shef kush tuj knu, e thojnë ka lujtë mensh gruja!
Por ajo nuk lodhej fare për at punë.
Sa ma afër që afrohej shpisë mikut djalit vet,aq ma shumë e dinte se ndjenjat kurrë nuk e kanë mashtru…..
Pasqyra që thehet veç 7 vjet bjen idhnim, mendonte rrugës.
Para se me u afru ke dera, e la të shoqin mbas sepse donte ajo të ishte e para me ia puth synin t’birit.”

Edhe qe, a t’kam thanë që bahet mirë, E hajt tash e mos gabon ,e I thu djalit njihere bile në jetë “të du”….. dhe nuk ju nalte goja.
Ishte hera e parë që nga gezimi I tha grus vet
-Ec e teveqele ec,se pa ty ,e pa ata kangët e tuja çka baj unë?”Ec moj ,se tanë katundit i paska ra nji hije bereqet e hije Ramazanit!

Ec se zemër isht kja ,e din edhe me u ndalë, n’idhnime duren e forcohet,e n’gzime munet me plas !

Scroll to Top