20.09.2003-20.09.2021
Ishte gushti fundit ,kur të takova.
Më thanë edhe vllau edhe motra ime, që nëse vi me të taku ,do të lendohem shumë.
Më thanë që ti ,do të përmallohesh edhe ma shumë .
Mendova aq shumë për at vizitë.
Mendova ,a të kujtoj ashtu me erën tande si misk nga pastertija,at buzqeshje me buzët e holla, që të qeshte syri si ulli ,me kaçerrelat e krehura gjithmonë për marak ,dhe me shumë kujdes ,apo të vi dhe të them lamtumirën e fundit përgjithmonë !
Zemra më thoshte shko ,se nuk ta falë kurrë.
Kambët nuk hecnin disesi.
Në derë na doli voglushi 10-11 vjeçar. Mes gëzimit e mallëngjimit që erdhëm për vizitë nuk e kuptova kurrë nga shikimi i ti se a bana mirë që erdha apo të mallëngjeva shumë.
Por shikimin e ti nuk e harroj kurrë .
Vdes dhe kurrë at shikim të ambël dhe mallyngjyes nuk e harroj.
At fytyrë të nji fëmiu të bukur dhe të qeshur që aq shumë i kishte sytë e fiksuar mbi nanë që as kivet nuk kishte me na pritë ke dera me at dashurinë e sajë .
Ai sot dhe vllezërit e ti janë burra me familjet e veta ,por unë e mbaj mend at shikim fëmiu që dalë ngadalë po mbetej edhe pa nanën në forcat e veta dhe dy vllezërit e vet.
Kohë shumë e shkurtë mbasi edhe gjyshen edhe babën e kishin humbur ,dhe kjo tashma ishte nji peshë aq shumë e randë për nji fëmi .
Rrinte i ulur pranë nanës vet dhe nuk ia ndante shikimin me një kurajo të hekurit.
Nuk donte që ne të ikim ,dhe na luste ,rrini edhe pak.
Sikur kishte frigë momentin e vetmisë dhe çastet që e prisnin me ndarjen e përhershme edhe me nanën.
Igballja ishte shumë e lodhur por dashurija e sajë që gjithmonë e ka pasë për ne sikur pak e solli në jetë për disa minuta.
Bisedat ishin të shkurta ,me lot që mundohesha me i msheh.
Voglushi na solli kafet.
Nuk kam pi në jetën time ndonjëherë kafe ma të ambël nga dorë e një voglushi ,por ma të hidhur nga lotën që pikonin në at filxhan kafe .
Me sy të ulur sikur u turprova që nuk kisha ardhë ma shpesh me të pa.
Për hatrin e Hibit tezes teme të dashur, për hatrin e kujtimeve tona në Gjerana, për hatrin e dashtunisë tande të sinqertë që më ke dashtë si motër.
Gjithmonë me gaz më thojshe “ i du moj unë edhe tjerat, par ty të kam në zemër ma shumë se askend. Motra nuk kam ,më thojshe gjithmonë,par qe Zoti me ka çu motra .
Ky ishte sekreti mes meje dhe teje që tjerat mos të ofendohen sepse edhe dashnija qenka me peshë.
I don, i don të gjithë ama disa i don ma shumë.
E mbasi dashnija ka peshë por nuk peshohet me kandar unë gjithmonë e kam ndi at peshë që më ke dashtë dhe ti sigurisht e ke ditë se edhe na të kemi dashtë ty si motër.
At dashni na e kanë mbjellë nanat dhe tezet tona bijat e Gjeranave.
Ishte gushti i fundit dhe kur të thashë lamtumirë e kam ditë që është lamtumira e fundit.
Lamtumirat janë të randa edhe deri në takimin tjetër ama ato lamtumirat e fundit të shpojnë në zemër.
Lulet nuk vyshken kurrë në Parajsë dhe lulet na mbesin gjithmonë aromë që na i marrim erë edhe në tokë !
Ju atje sigurisht jeni të qetë dhe nuk ju trazon ma asnji dhimbje , asnji frigë, asnji brengë .
Të kujtoj gjithmonë me mallë Igballja jonë!
