Ija-Shefkije Rezniqi


-Ulu, ulu bija ime.

-Po kush je ti?
-Unë nuk të njoh fare!

-Ulu ,ulu të tregoj tregimin e jetës time .
-Ma sill një gotë ujë , dhe hec ulu!

-Nuk ka fillim sepse nuk më kujtohet por nuk ka as fund sepse jeta është devër devër dyrnjaja.
Por e di. E di që linda në Gjakovë.
U rrita para kohe sepse ashtu donin të gjithë.
Të rritem menjëherë dhe të më shporrin sa më parë.
Ashtu ishte atëherë. Nuk jam hidheruar me askend. Nuk kam mllef dhe as inat.
E kush jetonte ndryshe at kohë?
Ishte shekulli i burrave.
Fëmirija nuk më kujtohet sepse nuk kisha fëmijëri . Fëmi edhe më martuan.

Linda në familje Rezniqi vajza Sadikut dhe Lejla.
Shtëpi e madhe , por edhe u martova në shtëpi të madhe në familjen Zhubi.
Jeta ime…. eh ku me ia nisë.
Po ia nisi me padrejtësi që linda vajzë.
Pastaj vazhdon më tutje .
Më martuan të re për djalin që nuk e njoha. Ishim të një moshe.
Ditën e martesës hyri dhandër në dhomën time.Ma shkeli kambën si ishte adeti .
Une e përzuna nga dhoma.Mendova se ishte ndonje fëmi i mahallës Hadumit që ka ardhë me pa nusen.Nuk e kisha iden që ai Ishte Qamili,burri im .
Unë shumë e zhvilluar,ai djal 18 vjeçar por me pamje të një fëmiu.
Të nesërmen dhandri doli me shok me lujtë me porrca apo klikera si i thoni ju .
Udhëtimet e mija të gruas ja nisën ende pa ia fillu me jetu.

Më thoshin mos na korit kurrë. Shpija burrit si çdo shtëpi . At çka shef nuk e ke pa, at çka ke ndi nuk e ke ndi.
Çdo shtëpi ka nevojtore më thonin.
Dikush të madhe dikush të vogël.
Po po , çdo shpi ka nevojtore .
Duhet me duru, mos me folë.
U martova në Gjakovë, jetuam në Durres dhe Tiranë dhe pastaj si të përndjekur u kthyem në Gjakovë përsëri dhe pastaj në Sarajevë.
Aty edhe më erdh fundi im, në Sarajevë.

Kujtimet e Tiranës i kam ma të bukurat.
Ishte mretni atëherë .

Por fatkeqsisht regjimi komunist na e morri gjithë pasurinë dhe pësuam shumë keq si shumë familje tjera me gjendje të mirë ekonomike.
Në Sarajevë ishim kallabllyk.
Me gjithë kushtet e mira që i kishim për at kohë, jeta më shkoi mbi tenxhere.
Copat e mishit hupshin ende pa u kry dreka.
Gjithmonë silleshin verdallë disa hajna mishi.
Eh, po shumë e dojshin at mish!
Mjesi, dreka, darka!
Dhe prap ditë e re, mjesi dreka darka !
Aty sillesha vërdallë mes kuzhinës, koridoritrit dhe dhomës të mbushur plot musafir.
Çdo risi që niste në shtëpinë tonë vijshin të gjithë shqiptaret me na e ba për hajr.
Televizori i pare ishte ble në shtëpinë tonë .
E ç’farë ngjarje ishte ajo .
Eh moj Ije,gjithë uleshin me shiku u knaqshin e unë e lodhun e sytë mu mbyllshin.
Kishte shumë gjakovar dhe ishim si nji familje e madhe.
Mblidheshim të gjithë dhe kishim respekt dhe dashuri të sinqerta .
Kishim edhe shumë ditë të bukura.
Sarajeva qytet shumë i bukur por Gjakova me mungonte shumë.
Në Sarajevë pothuaj ishte gjysa Gjakovës.
Për veç familjes Zhubi, ishin familjet Axhanela, Çarkaxhiu, Nuçi,Pruthi, Koshi, Perrleshi,Meça, Duli, Varaku…..e ku ta di unë.
Kishte edhe nga viset tjera.
Ishim si një familje e madhe .
Kishim lanë vendlindjen të gjithë .
Rruga ishte shumë e gjatë deri në Gjakovë dhe një herë në vit ishte fat kush kishte mundesi me shku.
Eh ç’fare gëzimi kur hynte treni në tokën e Kosovës.
Bullicat plot baltë, por edhe për ta më binte malli. Si i shifsha e dijsha qe kam shkel aty në tokën time.
Unë erdha në Sarajevë, varzat u martuan në Gjakovë.
Gurbeti, gurbeti shpirtin na e dogji.
Gjuhën nuk e mësova aq mirë kurrë.

E …..Gjakova dhe gjuha shkinishte …..ku msohet ajo gjuhë virone ?
Bile një ditë dola me ble diçka në pazar dhe ne vend se me i thanë mirë dita,thashë diçka tjetër se për sherr ma patën msu at fjalë ,e prej aty edhe mu gerdit fare gjuha.
Bile Qumil Aga edhe kurrë nuk lente at gjuhë me e folë në shtëpi.
E ku ka ma Gjakovën dhe gjuhën e sajë ?

Ditët kalonin herë të bukura e herë me mallengjime por kurrë moj Ije nuk jam anku deri sa rashë në dyshek dhe me kaploi smundja.

-Po mirë,mirë moj Ije e pse me erdhe në andërr ?
Une nuk të njoh ?!
Kam ndëgju shumë për ty, por unë kurrë nuk të kam pa.

-Eh moj bija ime m’u ka trazu shpirti aq shumë këtë vit .
Me ju pa juve të trazuar as na ktu nuk jemi rahat .Lutuni për neve në heshtje por aman lutuni për femijët e juaj dhe mos i mërzitni me mërzitë e juaja. Janë të ri, kanë jetën përpara.
Jeta e ka kështu .Duhet të jeni të fort për të gjallin .
Na jemi rahat të gjithë .Unë jam engjulli tyre mbrojtës . Erdha hejret, shumë hejret moj Ije.
Samiu ishte shumë i ri kur e lashë dhe ai si sugari im më dhimbsej ma së shumti.
Të tjerët bile ishin të martuar.

-Po, po i thashë, e di sepse ai gjithmonë me aq mallë të ka përmend.
Shpesh herë më thonte që disa gjellna i ban si Ija.

-Ti nuk me njeh ,por ja që njerëzit njohtohen edhe në andrra.
Hajt tash ,buzën në gaz ,bleji disa lule të bukura dhe thuaji të gjithëve që ne jemi mirë.

Gjumi më doli dhe nuk kisha idenë se ku jam.Pashë diellin që kishte dalë.
Pak isha si e habitur .
Fërkova sytë,i hyna valixhes dhe nxorra foton. E gjeta foton që kërkova .
Letërnjohtim i Shefkijes, nga shteti që dikur ishte Mbretëria e Shqipërisë.
Vesha fustanin e preferuar ,dhe vrapova jashtë.
Ah thashë sa ditë e bukur.
Takova vajzën e Ijes Hidën ,nuk kishte dalë prej muajit prill.
Dolëm me pi kafe .

Aty nuk mbaroi .
Ditën e nesërme më thiri stërmesa e Ijes Shkendija, Venera, Hana,u takova edhe me ata. Kaluam një ditë të bukur.
E kemi përmend Ijen.
Njerezit të vijnë në andërr edhe kur si njeh por gjithë jetën ke ndëgju për ta.
Na jemi lulet e tyre që na vadisin dhe ata si engjuj tonë mbrojtës na mbajnë të gjallë në këtë jetë sepse na jemi ata që lëndohemi për ata që pushojnë të qetë .
Na kemi nevojë për lotët e tyne.Ata nuk kanë nevojë sepse i rëndojmë .

Photo: Letër njoftim i Ijes kur Shqipërija ishte Mbretni dhe jetonin në Durrës dhe Tiranë me familjen

Scroll to Top