Ik
Betim e bekim shkojnë bashkë
Me ba sakrifica edhe me u dashtë
Pa sakrificë nuk ka votër as ka oxhak
Nuk ka jetë as nuk ka kanak !
Ama…
Me ditë ku asht kufini
E jo ku vehet qefini
N’ta shkeltë at liri ,
N’ta ktheftë krytin me neveri ,
At unazë shkrije në flakë,
Hidhe n’zjarr ,e varrose thellë në varr,
Bane shkrum e hi
Lyp ndihmë e liri,
Mos len nji zagar të pa shpirt ,
Me te humbe gjurmë tua
E me te mbajtë n’robni .
Përveç Ati naltë
Mas ja jep askuj at liri jetën me ta marrë
Del n’rrugë lyp çajre
Mos ke gajle
Nji rrugë ka me t’u çel
Edhe kur mendon që perdja u mshel,
Rrugte kurr nuk mbyllen për shtyllën e temelit
Çilen e hapen në pragun e tmerrit,
Lype,
Kërkoje,
Ik,
Merhamet prej katilit mos prit,
Ik,
Natën për Hanë
Mos len terri me t’xanë !
Se kur të nxen ai terri shkretë
Pa nur ke me mbet.
N’zinxhir ke me shti lirinë
Pranga ke me rethu shtëpinë!
Ik!
Mos rri aty ma!
Ik nji minut e ma parë
Mos u shterr ,mos e shterr at za!
Ik
Ik
Ik….. plumin mas le me t’ra !
Fati nuk prehet me thikë !
As pa nafakë as pa uzdajë nuk mbet
Mos ke frikë ,se dikush ka me t’u gjet!
Edhe kur t’mendojnë që fajin e ke ti
Plumi asht me mbrojtë atdheun e jo me t’lanë pa jetë n’rini.
S‘ka n’botë që kush plumin meriton
Përveç ati atdheun që don me ta zaptu
Dhe ati që jetën me helm ta shkurton !
Ik ….
Vildana Dibra Zhubi
