Ika duke qeshur

Mbi kufomën e saj u mblodhën të gjithë sot.
Vajtonin aq shumë sa unë nisa me qeshë me lot !

Mu duk qesharake ,
Dhe nuk besoja ,
Të keqen me t’mirën ,po i ngatrroja !

Dikur e shanin, e mallkonin, e urrenin!

Nuk besoja që sot kjo e pa jetë,
Që po e lavdronin aq shumë,
Se gjitha veset i kishte shëndrruar në virtyte, vetëm sot që po pushon e qetë !

Veç për një ditë !!!
Hej, veç për një ditë!

Ula kokën dhe qesha me ironinë,
I pêrshpërita ngadalë,
Të lutem i thashë,tregoi kësaj kufome se sa e mirë paska qenë sa ishte gjallë!
Sepse vuante e shkreta nga përbuzjet e të gjithëve,
dhe në shpirt nuk gjente dot qetësinë ,
me sytë e mi sot e pashë ironinë

Por ironia mbet ironi
U qesh edhe me mua
Dhe pa u përgjegjur
Vazhdoi në shekullin njëzet e një,
Dhe e la kufomen e shkretê të besonte
Se askush se deshti para se të vdiste , dhe ngadalë u largua!

Dhe ajo u desht të vdiste
Veç ta provonte respektin dhe dashurinë.
Dhe të gjitha ato që nuk i kishte
Sot u vendosen në epitafin e saj
Që mbetet i pa lexuar nga vet ajo at ditë kur iku me vajë , pa e pa kurrë lumturinë!

I ra dheu përmbi,edhe një herë e rëndoi tmerrësisht
Ashtu siç e rëndoi sa qe e gjallë,
Pa e ndëgjuar edhe një herë të bukurën fjalë !

Dhe mbet e shkreta, kurrë pa e ndëgjuar se sa e mirë kishte qenë?
Sa e dashur sa puntore,
Sa e brishtë e sa bujare,
Sa me marifet e sa burrnore,
Sa e pafajshme dhe kurrë mëkatare !

Ahhh po e mirë kishte qenë …
Të gjitha, të gjitha i kishte,
Veç vetvehtja i mungonte,

Pasha shpirtin e pasha dhenë,

Shpesh harronte që diku në këtë botë egzistonte !
Dhe kurrë e mjera nuk e pa epitafin e vet që nuk arriti as ta lexonte !

Nuk kishin fund sot këta lavdata,
Vdiq kurrë pa i dëgjuar ajo e ngrata !

Iku u fundos si drita e hanës në detë!
Kurrë për s’gjalli pa e lavdruar at t’shkretë !

Dhe unë ika, duke qeshur,
Ironija iku para meje në një tjetër shekull !

Thashë ,mos po çmendem nga ky gaz mëkatar!

Ika, ika pa e thënë edhe të vetmen fjalë !

Jo jo mendova në heshtje ngadalë,

më mirë t’më shajnë e të mbes e gjallë,

Se sa të vdes që t’më m’lavdrojnë plot mallë!
Për s’gjalli kurrë nuk na I dijnë vlerat,
Në vend të luleve na hedhin ferrat,

E këtë botë kur e lajmë ,
me lavdata të tepruara vehten e lajnë!
Por çdo fjalë është fare kot ,
Pendesa e njeriut nuk lahet me lot!
Ose duaje dhe lavdroje sa është gjallë
Ose shporru fare dhe mos e thuaj asnjë fjalë!

Painting by Khalid Muharraqi

Scroll to Top