Iriqi n’ferrë se n’ferrë


Faza e fundit e mërgimtarit është adaptimi.
Nisë adaptohesh komplet në një qytet që e ke luftu dhe e ke urrejtë me zemër.

Koha e vjeshtës në Chelsea të Londrës është diçka e veçantë .

Është një kohë shumë e përmallshme pak edhe e frikshme sepse veç paralajmron fundin e vitit.
1, 2, 3….28 vjet.
Sheh fotot ke ardhë e re ktu dhe tash ma nuk je ,dhe gjithë këto vite të kanë kalu në Londër.Të duket edhe e pa besueshme .
Prit një Christmas, përcjell një Christmas.
Dhe ja po vjen pleqërija në një vend që ke mendu që kurrë nuk e kalon pjesën ma të gjatë të jetës.
Duke of York ka një mrekulli në vehte , një bukuri specifike, dhe një sharm të rrallë .
Rrugët i mbushin me lule lloj lloj ngjyrash, me kunguj për pregaditjen e Halloween, me karroca dhe pak ma vonë me drita të milion shkëlqimeve.
Vjen një aromë vjeshte dhe dimri, me një gjallëri kudo .
Gërshetohen ndjenjat e mallit aq shumë sa që nuk e din se po ta kisha lanë Londrën një ditë ,a thua më kishte marrë malli për këtë qytet aq shumë sa që kisha pasë dëshirë të kthehem përsëri ?
Chelsea është pjesa jugperendimore e Londrës dhe është e rethuar me lumin e Temzës.
Kanë jetu dhe jetojnë prej snob ma të mëdhenj deri ke humanistët ma të vërtetë .
Knightsbridge në Chelsea është zona ma e shtrejtë e Londrës , dhe diku e dyta apo e treta në botë me shtëpinë e mallrave unike me çmimet ma të larta Harrods ,që poashtu është një mrekulli në vehte.

Natën, Harrods ndriçohet nga 12,000 llamba në fasadën e dyqanit dhe 300 llamba duhet të ndryshohen çdo ditë. Kjo filloi me dritat e saj të Krishtlindjes në 1959 kur 1,100 llamba u përdorën për dekorimet.

Motoja e dyqanit është “Omnia Omnibus Ubique”, e cila, e përkthyer nga latinishtja, do të thotë “Të gjitha gjërat për të gjithë njerëzit, kudo”.

Një herë, një kobër u përdor për të ruajtur një palë sandale me vlerë 62,000 £ për shkak të diamanteve dhe safirëve të ngulitur në to

Në një ditë mesatare, afërsisht 100,000 njerëz vijnë për të blerë në Harrods. Në ditët e pikut, veçanërisht gjatë sezonit të Krishtlindjeve, ky numër mund të rritet deri në 300,000.

Bukurinë e kti qyteti mund ta shijojmë edhe na që nuk i kemi standardet e ktyne “ Made in Chelsea.”

Fjala Chelsea (gjithashtu më parë Chelceth, Chelchith ose Chelsey, buron nga termi anglisht i vjetër për “vendin e uljes [në lumë] për shkumës ose gur gëlqeror” (Cealc-hyð: shkumës-skelë, në anglo-saksone ) .

Rruga e Kings Road e quajtur për Charles II, kujton rrugën private të Mbretit nga Pallati i St James , e cila u mirëmbajt deri në mbretërimin e George IV. Një nga ndërtesat më të rëndësishme në King’s Road, ish-Bashkia e Qytetit Chelsea, Chelsea Old Town Hall.

Chelsea dikur kishte një reputacion si lagjja bohem e Londrës, vendi i artistëve, radikalëve, piktorëve dhe poetëve. Pak nga kjo duket se mbijeton tani – sheshet e rehatshme pranë King’s Road janë shtëpi për, ndër të tjera, bankierë investimesh dhe yje të filmit. Klubi i Arteve Chelsea vazhdon në vend; megjithatë, Kolegji i Artit dhe Projektimit Chelsea, i themeluar në 1895 si Shkolla e Artit Chelsea, u zhvendos nga Manresa Road në Pimlico në 2005.
Shumë njerz me famë botrore kanë jetu në Chelsea ku disa kanë jetu në rini disa deri ne vdekje.

Sir Thomas More avokat , filozof , autor , burrështetas dhe humanist,
Bob Marley, George Meredith, Laurence Olivier, Vivienne Leigh,Sylvia Pankhurst, Joseph Mallord William Turner,David Lloyd George, Mick Jagger,Ava Gardner,Judy Garland, Agatha Christie, Oscar Wilde , Alfred Munnings dhe shumë e shumë poet, skulptor, piktor, muzicient, aktor njerëz të profileve të ndryshme.
Chelsea ka një histori në vehte për transformimin e vet nga një lagje e varfër para shumë viteve në një lagje më të bukur dhe më të shtrejtë në botë !

Është mjerimi i jonë që kemi jetuar me vite gati gjysën e jetës në një vend të bukur si Londra, dhe fare thjeshtë kam refuzu me gjithë fuqinë e zemrës mos me e vërejtë gjithë këtë bukuri dhe gjithë këtë histori.

Me at kokën time të derrit kam refuzuar çdo gja të bukur të këti qyteti .
Thjeshtë nuk kam pa asgja.
Ose nuk kam dashtë me pa!
Tash që mbas shumë e shumë viteve po vërej at që nuk kam dashtë me verejtë me at kokëfortësinë dhe inatin,por ma në fund arrita fazën a adaptimit unë në vend se të gëzohem, nisë e më merr friga që po adaptohem.

Tesh sa ditë në Facebook po shoh që nuk ka as rrymë dhe as uji në disa pjesa të Ulqinit, unë po e pyes vehten.
Për gjithë këto 28 vite,sa minuta gjithsejt u ndalë uji dhe rryma në këtë qytet të bukur?
Nil !!!!!
E unë?
E unë ….. frigohem që kam nisë me u adaptu!

Iriqi n’ferrë se n’ferrë!
Kot nuk kanë thanë !

Scroll to Top