Me valixhe në dorë ,na shkon e gjithë jeta,
Me lamtumirë moj nanë ,e herë more tu ngjatë jeta,
Herë në pritje plot mallë që presim ato takime,
Herë me t’mira u pafshim ,me lot dhe përqafime !
Tepër më kanë randu ,dhe kam urrejtë lamtumirat,
Ndarjet me pleqtë e mi ,gjithmonë ishin ma t’vështirat,
Sa herë kemi shku vitin e një pranvere tjetër ,
Shpesh nuk i gjetëm ma, në at pragun e vjetër!
Sa herë jemi nda prej tyre ,por nuk e kemi ditë
Që një ditë babë e nanë , ma nuk kanë me na pritë ,
Sa herë të shkrumuar jemi kthy ,dhe me plot mallë
Sa herë pragun e derës e kemi puth ,hiç pa u ndalë!
Vjen pleqërija një ditë ,dhe udhëtimet rrallohen,
Kujtimet e bukura mbesin ,dhe kurrë s’harrohen,
Jetojmë me ato thesare t’vjetra ,deri sa të vdesim,
Edhe pse me trup ikim ,me zemër aty mbesim!
Që kurrë nuk na u ndanë këto lamtumirat e shkreta,
A jemi të nemur apo t’mallkuar nga gjynahet e veta,
Shekuj kaluan me ndarje me at valixhe në dorë
Jo more miq nga qefi por kemi ik me zorë!
Një ditë valixhet vjetrohen ,ngadalë nisin e mbyllen
Me ndjenjat e jetës t’kalitura ,që aq fort ndrydhen,
Lamtumirat vazhdojnë ,nuk ndalen ke brezi i ri
Prej Prishtinës, Shkup,Luginë ,Vlorë ,Shqipëri !
Ke pragu i vjetër i shtēpisë ,nishani Rugovës,
Votra Ulqinit, Peja kalldërma qarshisë Gjakovës,
Zambaku Prizrenit, drandafilat e kuq të Shkodrës
Mbesin n’fund t’valixhes ,me rrugetim t’mërgimtarit rreth botës!
