Jeta dhe shpresa

 Sikur e vetmuar isha një  natë ,

E hudha një shekull të rëndë mbi supe,

E pyeta përse më shumë  nuk zgjatë ,

Dhe përse aq shpejtë n’dër sy më hupe !

Si dallgë e madhe shkon dhe më vjen,

Me aromë si gonxhe  sa herë ti çel

Por ka ditë si shkëmbë  kur gjoksit  më bjen,

Dhe prap rreze dielli në zemër më sjell  !

Si minutë e shkathët rrëshqet nga dora,

E gjatë si shekull më dukesh   herë herë,

E bukur e ndritur e bardhë  si bora,

Dhe shpesh e zymtë ,e vrazhdë dhe e mjerë !

Si perde pranë meje e grisur ngritesh,

Mbi supet e brishta të rënduara për mbi,

Me shpresa dhe ankth  sikur s’mërzitesh,

Dhe  luan me mua sikur t’isha fëmi !

Të dua çdo herë , prandaj t’duroj ,

E ashpër e mirë ashtu siç je ,

Ti jeta ime që me ty udhëtoj

T’përulem si Zotit, se me ty kam le !

Udhëtojmë së bashku me muaj dhe vite ,

Unë edhe ti si dy udhëtarë  t’mërgimit ,

Gjithmonë të pres si më të mirën mike ,

Ty moj shpresë , shpëtimtare njerëzimit !  

Bekim është të jetosh me  shpresë 

Të jetosh pa te e zymtë do të ishte jeta,  

Sa të jem gjallë e deri sa të vdes ,

Herë më mban gjallë mashtrimi e herë e vërteta !

 

Scroll to Top