Shumë vite më parë kthehesha nga Ulqini ,në kalim prej Tiranës dhe Prishtinës per në Londër .Dëshira ime ishte që në Tiranë t’a takoj miken time të nderuar, Zonjën Myzejena Velça , një zonjë e rrallë e përkryer me mençurinë dhe të folurin e sajë avash që ymrin t’a shtonin bisedat e saja. Ishte vizitë e shkurtër sepse koha nuk më premtonte më shumë, por ishte takim që nuk harrohet. Me gjithë tentimet e një nikoqirje dhe Zonje të pa parë, kjo vizitë mbetet gjithmonë e ëmbël në kujtimet e mija. Për veç që shumë e kam dashtë atë Zonjë atë ditë edhe së pari provova në shtëpine e sajë një ëmbëlsirë që kisha ndëgjuar shumë për te por nuk pata rastin t’a provoj. Kafshata e parë dhe mu duk që shkela Parajsën . E butë , e ëmbël por jo me t’mekë, shije karameli e përzier me 3 lloje qumështi. Një ngjyrë që të kujtonte lindjen dhe perëndimin e diellit,në fund dhe për mbi e lagur me qumësht dhe mesi disesi si më i qëndrueshëm . Ashtu si edhe vet jeta jonë .Nuk e di ngjyra, aroma apo shija më dërguan në Parajsën e asaj shije por e mbaj mend shumë mirë që më dhimbsej që dalë nga dalë së bashku me bisedën e nikoqirëve në Tiranë edhe tres leches po përfundonte .Koha iku dhe me keqardhjen e sinqertë të Zonjës Myzejena erdh edhe koha ndarjes. Vite më pas çdo vizitë që shkojsha në tokat tona një ndër vizitat pa tjetër ishte edhe zbulimi im për tres leeches.
U nisëm nga Ulqini për në Shkodër në një restoran të posaçelur për ballë Kalasë Rozafatit. Qëndronte si i vetmuar në mes një bukurije dhe të shëmtuarës për rreth mbi një shkëmb ku mundohej të tregonte një histori të kaluar që i rrinte karshi Kalasë.Te kujtonte ky vend historine e Shkodres dhe luftrat me turqit,kohen e komunizmit me shenjat e vrazhda dhe nje ringjallje qe ishte ne dukje. Musafirët ishin të rrallë pasi edhe ishte viti i parë apo diku fillimi dhe sezona nuk ia kishte nisë ende. Nuk më pritej dhe porosinë e fundit e pritsha me padurim. Tres leeches, zbulimin tim të ri . Motra dhe dhandrri nuk e adhuronin këtë ëmbëlsirë aspak dhe të dy porositën një tjetër ëmbëlsirë. Mbas një pritje të gjatë ( mos harroni, ne ishim musafirët e rrallë atë ditë) kafja dhe tri ëmbëlsira të njëjta arritën. Por jo edhe atë çka porositëm . Kamarieri që të dukej që po thehet nga shkathtësija i solli tri porcione me tres leches. Unë e thira dhe ia spjegova që dy ishin gabimisht dhe vetëm njëra e qëlluar.Pa një pa dy, kamarieri ynë i shkathët erdhi dhe i mbledh të tri ëmbëlsirat me spjegimin që ishte e vetmja ëmbëlsirë që kishin atë ditë!!!
“Po more mik” e pyeta “a nuk i tregoni ju kostumerit para se i sillni në tryezë porosite , që nuk paska atë ç’farë ata kërkojnë ?”
Ai vazhdonte me avazin e vjetër, që atë ditë ëmbëlsirë tjetër nuk kishte, dhe pikë! Herë të dukej i zemruar e herë fare gjakftoftë për një situate aq qesharake . Vështirë, vështirë është t’a kuptosh shqiptarin kur e din edhe ai vet që e ka gabim. Nuk bindej miku hiç dhe bile tepër u mrrol nga vetullat, me një përpjekje të vazhdueshme t’i kthen mbrapa nga tavolina tri ëmbëlsirat. Mua veç nuk më ra të fikët.
Çdo tentim i ti me kthy ambelsinat më shkaktonte të rrahura zemre, siklet, nervozë, frikë, djersitje, panik….pika që s’më binte. Kisha ëndrruar gjithë javën e lume shijen e ëmbëlsirës me ngjyrën e lindjes dhe perëndimit diellit me aromën e karamelit. Falë motrës dhe dhandrit situata qetsohet dhe aty mbesin të trijat. Zoti shpesh herë punon në mynyrë misterioze. E knaqur dhe e stërknaqur me shijen e tyre (të parës, të dytës dhe tretës)u përshëndetëm në mynyrë miqësore me mikun Shkodran që ndoshta edhe nga porosija ime e ka vërejtë se sa më kishte marrë malli për lindjen e diellit nga lindja dhe perëndimin nga perëndimi me aromën e Shkodrës , qytetit ku nana dhe baba im i kanë kaluar ditët më të bukura të rinisë .
Fundi fundit jeta është shumë e shkurtër të merremi me cikrrima. Kurrë si dihet! E pret një, të vijnë tri ëmbëlsira një mbas një. Motra u knaq me aromën e kafes atë ditë dhe gëzohej që unë u knaqa ! Edhe pse mbet pa ëmbëlsirë ajo vet knaqej për mu. Knaqësinë e gjejmë kudo . Në vend që atë ditë të fjalosemi, dita mbaroi me një përshëndetje të përzemërt shkodrane dhe ulqinake. Shpesh herë ne vet jemi farkatarët e ditës dhe çasteve. Ose i ndezim ose përfundojmë me zgjatjen e dorës! Në vend të zgjedhim shijen pelim shpeshë herë duhet të pajtohemi me shijen e tres leches ! Nuk i dihet…. kur të merr malli edhe tri nuk prishin punë.
Qe pra, kur ta don ta don !