Pëllumbi

Pëllumb i bardhë i mirë më je,

Si zemër e nënës fëmiun kur ledhaton,

Për gushën e bukur poeti bënë be,

Piktori dorën për ty kurrë se ndalon !

Si lajmëtarë i kohës ti më sillesh pranë,

Si nënat që presin lindjen e fëmisë,

Si nata e bukur me yje dhe hanë,

Si kujtimet e jetës dhe vet pleqërisë !

Gushbardhi im më flet por s’tkuptoj,

Më sillesh për rreth si rreze dhe diell ,

Ndalem pranë teje veç pak t’ledhatoj ,

Lazdrohesh me pupla  dhe hiç s’më përfill !

Lajmëtarë i bardhë kthehu edhe një  herë,

Të pyes për botën a ka shpëtim ,

Ne ikim  dhe nesër vijnë ca tjerë,

Me shpresa të bardha dhe jo mjerim!

Më thuaj o pëllumb nga viset që vjen ,

Takove rrugës ndonjë njeri ?

Gushëbardhi bukur që lajme na bjen,

Të lutem mos ik të dua karshi !

Si nana që don askush nuk di,

Të lutem shpërndaje se nuk është sekret,

Këtë lajmë t’a ndëgjojë secili fëmi

Nga dita e parë kur përkundet në djep !

Me nanën tënde edhe ti ike,

Fluturon në qiell dhe ulesh në tokë,

Askush nuk është e dashur dhe më shumë besnike,

Sikur zemra e nënës që nuk të ndërron me botë !

Hajtë tash pëllumb ik e fluturo,

Lartësitë e qiellit zaptoji pa u ndalë ,

Tregoju fëmive të mi dhe gjithë fëmijëve kudo,

Se çdo zemër e prindit meriton bile një medalë.

Pëllumb i lazdruar ik tash të thashë,

Fëmijëve të botës tregoi sa i dojmë,

Por mjerisht kjo botë që po digjet si kashtë,

Është faji i ne të rriturve që kaq shumë lejojmë !

Scroll to Top