Klasa IV3 GJENERATA 76/77

Dera ende qëndron aty si një dëshmitare e kohës dhe mallëngjimeve. Nisem me zemër. Jo , jo nuk fluturova,sepse nuk mu ba, por u nisa me zemër . Kujtimet i morra me vehte.Disa ishin zbehur fare , disa të gjalla ende kishin mbetur.Por shumica vlonin në trurin tim.”He moj çe don ti , 40 vjet kaluan?Katërdhjetëëëë ?! -“Pak të duken ty?”

Uh,vertetë 40 vjet nuk janë  pak.Kush më ka   faj që zemra nuk plaket ?

Erdha aty ,me të gjithë  ju para derës gjimnazit. Më rreh zemra fort si një gocës që bie në dashuri  me librin e parë i cili i bie në dorë. Më dridhet pak zemra dhe këmbët  sikur po më trathëtojnë. Heci dhe kthehem pas. Hapat hecin përpara , kujtimet kthehen pas. 40 vite kthehen si 400 .Si  4  . As vet nuk e di. E turbulluar fare trokas në derën e gjimnazit. Dëgjohet zilja si jehona e gjithë hapsirave  me gazin e rrinisë hyjnore. E çeli derën dhe i shoh të gjithë të ulur dy nga dy në bankat e klasës. Më vjen pak si mallë, e fshijë lotin se më vjen turp nga vetëvehtja që nuk po duroj lotin.Mê rrjedhë veç në anën e zemrës,vetëm një lot.Sillem koridoreve fare e habitur !

Hej, hej o kohë po kur ike kaq shpejtë? Ku na përplase, ku na shpërndave? Pse e ndale gazin? Lere, lere aman të qeshurat mos i ndal ! Dua ti ndëgjoj . Aman sa  më paska marrë malli për këto të qeshura. Vijnë nga zemra! Vite te bukura të  ambla të shejta. Ecnim  mbi gurtë,detin dhe valët e kulluara,mbi diellin e qeshur nga lumturia me qeshjet tona të rinisë. Nuk kishte kush na e ndalon at gaz,që sillej verdallë në  qytezën e shekujve. Ecnim me hapat e guximit,me gazin rinor,me lumturinë që mendonim   është vetëm e jona me sinqeritetin dhe shpirtin e bukur. Shpesh mendonim që tokën  nuk e prekim,ishin ditët  tona dhe vetëm tona.

Erën e Ulqinit e adhuronim pa e ditur fare që një ditë shperndahemi dhe diku me mallin e moshes takohemi gjithmone edhe nga larg.Ndalu,i thashe vehtes,kaluan ato vite.Kaluan e kupton ,ishin të bukura dhe kaq ! Mos vuaj që kaluan, por t’jeshë e lumtur që i kishe ! Po pra !

U ndala .Qëndrova diku mes derës së klasës  dhe kujtimeve.Nuk më hyhet mbrenda, s’ma duron zemra. Nuk më iket , s’ma durojnë këmbët.Mbes e shtangur diku në mes të derës dhe kujtimeve! Ju shikoj me mallë. Profesoresha   e ulur me ftyrën e sajë të engjullit më fton të ulem.”Të gjithë janë këtu “- më thotë !

“Eja, eja se mësimi ia nisi .” Ti e don Migjenin, vllezërit Frashëri, Ali Asllani, Lorca, Khayam ….eja se tani ia nisi ora e parë .”

Ndëgjoj një zë tjetër:Kufijtë,kufijtë ,tokat shtetet,lumenjtë,malet dhe oqeanet janë interesant,pozitat e tyre ,bukurija.Eja se ora i a nisi !”

“Jo moj eja se Pitagora e udhëheq botën.Numrat ,numrat ! Po nuk i dite llogaritë ashtu si  duhet ,mbetesh pas.Llogaritë pra,jeta është veç llogari,eja se u vonove.

“Hiqu moj të gjithave,po nuk pate O2 dhe H2O si mundesh të jetosh ?

“Si mund ti ikësh trojeve kreshnike moj, Ilirëve,Donikës,Teutës,Gentit, Greqisë antike, Mbretërive të Anglisê, Spanjës,Francës? Ku me dite,një ditë mund të jetosh në Angli dhe pse mos t’a dishë historinë e sajë ?Tregimeve të gjata,fortesave fitoreve me luftra të përgjakura të gjitha janë fati i njeriut.Ora ia nisi mos u vono!”

“Der,die,dass…e di kur perdoren?E di si thuhet faleminderit ne gjermanishten ?Ku hupe,ora gati mbaroi !

 O tempora o mores,Omnia,mea mecum porto  ! Ab ovo.Ku i le,ku i le te gjitha ?” Eja se ora ime është interesante  ,mos ik !

Sikur të gjithë po shtyheshin ! Kush më tepër t’na dhurojë diturinë.Kush më shumë t’ na udhëzon në rrugën që do ta marrim ! Secili nga ata më thoshte që eja në mësimin dhe orën  time ,por asnjeri nuk na tregoi  për  jetën ! Për  jetën pra !

U turbullova fare.Trokita në të gjitha dyert.Trokita fort .Aq trokita sa u tremba edhe vet .Dera mu duk si nje shkëmb i gdhendur me emrat tone,me emrat e luftrave,poetëve,piktorëve, qyteteve, numrave , filozofëve dhe utopisteve……Ashtu e habitur fare, e trullosur nga secili zë që dëshiroja secilin me e pa.U hap dera kujtimeve,zilja ia nisi me ra.Dëgjohej gëzimi  çdo anë.U ndala prap dhe i thashë.Ju faleminderit të gjithëve.Na falni për  zhurmën,për  gabimet ,për  gazin ,për  veshjen ndoshta jo gjithmone të përshtatëshme me kodet ulqinake ,klompet që trokisnin si patkoi i kuajve shpesh herë  nëpër koridore ,për  mungesat nga ora pa pikë  nevoje,për të  gjitha na falni.Por një landë e keni lanë mangut.Landën e vet jetës.Nuk na treguat që jeta sjellë edhe ndarje,largësi,vuajtje,mendime.Nuk na treguat që të jesh i fortë eshte e vetmja zgjidhje kur tjetër zgjidhje nuk ka.Nuk na treguat se mund ta harronim njëri tjetrin bile edhe fytyra dhe emri mos të na kujtohet fare.Bile disa nga ju mund mos ti takojmë kurrë ma në  jetë.Nuk na treguat që në at ditar ku ishin notat dhe emrat  tona , ishte edhe ditari i udhëtimit dhe i fatit tonë. Ai ditar ishte e kaluara dhe e ardhmja jonë. Apo nuk deshtët me na e prishë gazin,lumturinë e cila  hidhej si poleni i luleve dhe mbillej në çdo zemër.E kuptuam vet jetën se e gjithe jeta na qenka shkollë .E kuptuam të gjithë në mynyrën e vet unike.Me sfidat,sukseset ,familjet,vendlindjet e adaptuara,me përvojat dhe me gjitha që vijnë pas.Ju faleminderit që na e latë  gazin ende në buzët tona dhe  nuk na treguat se jeta vie me shkolle që kurrë nuk përfundon.Nuk na e prishët gazin dhe lumturinë sepse ajo mbeti vula e vetme e shkollës. At ditar e morri secili nga ne me vehte dhe ende vazhdon e qet notat e jetës .

U ndala pranë derës kujtimeve.Dera u mbyll.Morra me shtri dorën,dhe nisa ta marrë dorën e të gjithë juve.Të përshëndetem me të gjithë ju që nuk ju kam pa me dekada.Sot para gjimnazit.Më mbet dora sikur e ngritur.Më mbet sikur thatë.S’pata çajre dhe e ngrita doren lartë t’ju përshëndes të gjithëve prej së largu ! Kujtimet janë  kujtime  i thashë vehtes, edhe kur je largë….Ju pershendes nga zemra generacijoooo !Me dorën e    ngritur lartë dhe zemër të hapur….për  ju dhe vendlindjen time .

 

Po e pyes kohën

-Ku po ngutesh?
-Sa shpejtë po hec?
-Je pak si e pa mëshirë,
-T’ë përcjelli e kam vështirë
– Pse nuk ndalesh?
M’u përgjegj:
“Unë shpejtë heci,dhe unë vendos,
Qê ti mos t’ë vëresh asgjë,dhe mos t’kuptosh “!

-Po e kaluara ku mbeti?
-Pse edhe atë po e merr nga truni dalë ngadalë?
“Jo Jo,të duket ty,se aty i ke,të grumbulluara si mal!
Në arkën e kujtimeve ,
Të paluara me aromën e gjethit ullirit”.
Të mbyllura me çelës florinit.

Nën dritën e hanës,dhe valët e Ulqinit!
Ke molja Kalasë,Galebi dhe Jadrani
Valdanosi,gjimnazi dhe Limani.
Me darsmat Ulqinake dhe gusharaveli,
Rexhep Abazi veterani,
Kino Bashta dhe Daut Pehlivani,

Me Bejazen dhe Rizo Arapin,

Peshkatarin njalat edhe krapin.

Dhe japrakun me voj ulliri,

Gjitha anet aroma gjethit te blirit!

Këmbëzbathur ranës dhe plazhit Ulqinit,

Me rrezet e lakmisë edhe prej vet florinit.

Afër Gjeranave,dhe hijes fikut .
Afër burimit kronit  t’Zabelit

Zanit dallandyshes dhe harabelit.
Ke gështenja e vjetër ndër rrezen e ndritur.

Ku piqeshin geshtenjat në mangallen me prush ende pa u  fikur.

Me shijen e shegës,kimçave dhe molles japane,

Ah ah te gjitha sa shume ti pat kande”.

-Uh moj kohe se c’mi kujtove,

Po t’mi kthesh pse kurr s’mendove?

Në Sarajevë,Bashçarshi dhe Sumbul Çesma,
Vase Miskina,edhe ke Zhela , Kurta,
Ditë të Mira dhe të bukura.
Durrës,Gjirokastër dhe Sarandë,
Prishtinë,Gjakovë dhe Therandë,

Dhe prap prap kthehen
Ke ulliri Gjeranave shtëpisë vjetër,
Aty ,aty mbeten kujtimet dhe askund tjetër”.

“Po a të kujtohet Saiti i verbër një plak  gjemxhi

Anija Gloria që beri gara dhe hyri në  histori

Në Afrikën e largët edhe kudo që shkonin,

Me ato tregime në gjumë cdo natë ju çonin”?

-Mjaftë ,mjaftë o kohë me kujtime,

Sepse trunin c’ma përzine!

Më trazove  më turbullove,

Ah sa fortë më përmallove,

Lere,lere se shume shpejtë shkove!

_Po ama me thuaj se…..

-Po e tashmja,sot,sot,ku jam?

“Në botën e parave të mykura dhe padrejtësive
Mes buzëqeshjeve fallso dhe erës mashtrimeve
Mékateve djallore dhe t’rrejshme premtime,
Ku veç fëmijët përdoren për flijime”.

-Po unë hiç o kohë nuk po kuptoj,
-Ku isha,ku jam dhe ku po shkoj ?

-Hej po ndalu pak ,
-Se nuk dua t’ë ngutesh!

“Hec ,hec ti,mos e ndal hapin

Unë të them kur me ndalë vrapin.

Unë vendosi ditët e fëmirisë,
Të rinisë dhe pleqërisë .

“Koha juaj,fati juaj,
Si të dush ti më thuaj,
Dhe ti hec hec e mos e ndal hapin,
Unë vendosi kur e ndal vrapin!”
Jam e shpejtë si vetima,
Shpesh herë vi me murmurima,
Sjell diell dhe sjelli hanë
Pa fat t ‘vetin askend s’kam lanë”.

– Po ama t’kuptoj veç ngadalso pak hapin!
“Jo,jo ti je ajo që më përcjell vrapin”!

U përgjegj pa mëshirë koha!

-Ik,ik o kohë se unë nuk mund ty të ndalë

Ama  edhe  kujtimet kurr nuk mund ti falë !

ANTON IVANOVIQ, BERHAN GJINOVIQ, FADIL GJENÇIQ, IDRIZ LEKPERIQ, ILVANA PESHKU, HYRIJE BARDHI, LAFE UKOSHATA, NURIJE NIMANBEGU, RIFAT ARDOLIQ, REXHEP HAJDAREVIQ, SELATIN MAROVIQ, SUADA PULTI, SUADA MILLA, SUADA XHUXHIQ, SUADA ÇAPUNI, SMAJL LEKPERIQ, TAIP MAXHURIQ, ZYMRETA SHATA, XHEVDET HOXHA, XHAFER BERJASHEVIQ,HASIJE PEREZIQ  DHE UNE VILDANA DIBRA.

Londër 08/08/17

 

 

Scroll to Top