Se dua vetminë

 

Se dua vetminë dhe Zot mos e bënë,
Të mbetem vetëm veç edhe një ditë,
Më pickon si akrepi nisë me m’ngrënë,
N’fyt ngulfatem nisem me u merzitë.

Flasë me vehte sa mundem bërtas,
Kthehuni o ditë ju ditët e mira,
Një grusht mbi poemat nisi përplas,
Hupni nga truri ju ditë e vështira !

Mendoni që vetëm e keni më lehtë,

N’vetmi t’më leni me perde të ulura

Iki nga vetmia , s’mundet me m’gjetë,

Kërkoj kujtimet në ditët e shkuara !

Dhe përeth meje ngjallet bota,

Kthehen të gjithë më mbushet zemra,

Flas dhe qeshem me kujtimet e plota,

Harroj që jam vetëm,

ju kërkoj me emra .

Zot na bekove me familjet tona,

Miqërinë dhe njerëz çdo herë na dhuron

Kur janë për rreth, gëzimi dhe  jehona,

Vjen  nuk ndalet dhe hiç nuk pushon !

Largoje vetminë nga secili njeri,

Pajise me familje miq dhe dashamirë

Se shpejtë na vjen  koha deri në pleqëri,

Të jesh i rrethuar ku ka ma mirë?

Pasuri e vetme që mbetet në zemër,

Janë ata që t’ rrethojnë dhe s’të lajnë vet,

Edhe kur shkojmë do  mbetemi emër,

T’përjetshëm mbetemi kujtohemi për jetë!

Scroll to Top