Skip to content
Lindim si një fluskë ,dhe fluskë mbesim,
Në botën plot dritë që askush s’na vërenë,
Lindim,jetojmë në fund gjithë vdesim,
Me ndërgjegjen që bartim ,dhe hiç s’na mbrenë !
Momentin kur lindim qajmë dhe ngurrojmë,
Të frigësuar nga bota se ç’farë na pret,
Të tjerët gëzohen dhe lindjen tonë festojnë,
Por ne a gëzohemi, askush s’na vet !
Lindim pa mëkate,dhe mëkatarë vdesim,
Pa këmishë lindim dhe asgjë në trup,
Grabitqarë behemi dhe Parajsën presim,
Dhe shkojmë nga kjo botë pa një fije turp !
Atë ditë që shkojmë të gjithë vajtojnë,
Sikur mendojnë që po na bëjnë nder,
Sa jemi gjalle sa herë na lendojnë,
Engjuj të gjithë lindim ,por vdesim të mjerë!
Me lot dhe vaj dalim nga barku i nanës,
Trembemi nga bota se ç’farë na pret,
Rritemi, plakemi n’dritë diellit dhe hanës,
Deri sa pleqërija pa mëshirë na thëret !
Qajmë kur lindim, na qajnë kur shkojmë,
Sikur të qeshnim do t’ishte më mirë,
Lindjen dhe vdekjen njësoj t’i festojmë ,
Se të dyjat vijnë pa aspak mëshirë !