Skip to content
Pse moj shqipe po luajnë me ty,
Të bënë si një leckë , të bënë paçavër,
Po të lajnë të mjerë me lot ndër sy,
Sikur një kafshë po të lajnë në ahër!
Sa shumë po qanë o shqipe e mjerë,
Me vite dhe shekuj kurrë pa u ndalë,
Për kokën e derrit dhe disa të tjerë,
Po shkrumohesh pa mëshirë dalë e nga dalë!
Do derra të egër po të hajnë për s’gjalli,
Pa dëgjuar fare zërin që po rënkon,
Se dijnë të shkretët që ai mërgimtari,
Me shpirt e zemër çdo ditë i mallkon !
Ne pritëm e pritëm me shpresa dhe lot
Se ëndërr e kemi dhe shpresuam një kthim ,
E ju o kokëderra me mëkate përplot,
Edhe ata që mbetën po i çoni n’mallkim.
Po mos e harroni se vuajtjet ju kthehen,
Për Zotin populli , kurrë s’ju harron,
Kur çdo gjë ikën dhe kujtimet zbehen,
Mallkoheni të gjithë dhe pa nder jeton !
Ahtet e kombit rëndojnë shumë keq,
Mos lozni me popullin dhe tokën e vet,
Mund t’i falet të huajit edhe secilit dreq,
Por ty o mëkatar s’të falet për jetë!
Ktheja flamurin dhe gjithë çka i grabite ,
Dinjitetin ktheja sa nuk është vonë,
Ndaloja vajin se pa masë e mërzite,
Mos lozni me popullin dhe shqipen tonë !
Bashkoje detin me malet kreshnike,
Borxh të mbetën tregëtarët e pazarit,
Kthehu si nuse kthehu moj fisnike,
Për hatër t’gjakut dhe amanetit t’parit !
E di ti moj shqipe që ke vuajtur gjithmonë,
Me shekuj me vite dhe ditë të tana,
A thua të gjithë pse aq të lakmojnë,
Tokën e grurit dhe ku e ëmbël është tërshana!