Sërbi, falë të qoftë!

Ne të mërgimit dhe ti Serbi, e kemi një andërr .
Të kthehemi.
Ti në shtëpi të huaj, ne në shtëpinë tonë.
Ti ngadalë ia arrite qëllimit, kurse neve dikur na sjellin të tjerët si amanet të fundit.
Ti kopile bijë kopilit, ne budallenj bij budallenjsh !
Kopili fiton garën çdo herë!
Pa kërkuar edhe as një herë falje për gjenocide , vrasjet ,terroret dhe tmerret e veta ti Sërbi si një lavire e vërtetë që nuk ka fije turpi ,po hynë në oborret e shtëpijave tona! Bile çelësin ta japën si qytetare nderi .Well done !!!! Bravissimo!!!!


Sikur bile veç familjeve të viktimave t’i kishte kërkuar falje për viktimat dhe dhimbjen që ia shkaktove, nanave dhe babave  tyre.Sikur veç nënave të dëshmorëve!

Asgjë tjetër , veç falje të kishe kërkuar!

Neve që  na dëbuat nga pragu i shtëpisë pa pikë mëshire edhe mund ta falim.

 Mramë  pashë  në andërr shtëpinë time të mbushur për musafir.

Vlonte nga gzimi, gazi, muzika….

U çova nga gjumi dhe m’u kujtu që malet e Trebeviqit ishin të  rrethuar me armë dhe snajpera ,dhe na u detyruam me ik prej teje Sërbi.
Por falë flliqtirave tona, Sërbi, ti nuk ke nevojë të kërkosh falje!
Ish Kryeministër që vllezërit i ranë në luftë e flet në parlament me mburrje gjuhë e juaj.  A thua vllezërit e ti e ndëgjuan  sa bukur e ka mësuar sërbishten ? A thu të dëgjuan ? Ai , ju  ka falë !
Bile për pak edhe nisa të simpatizoj . Sa mirë thashë është me falë !
Presidenti gjithashtu!
Kristaqi poashtu!

Mu kujtua filmi -The Railway man -i Jonathan Teplitzky ku viktima Eric Lomax (Colin Firth )një oficier britanez bëhet shok i ngushtë me dhunuesin e ti Nagase.Një film i preferuar i imi ku më le pa fjalë falja e gjithë mëkateve të Nagase ndej Eric. 

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Eric Lomax  një oficer britanik i cili është kapur nga japonezët në Singapor dhe është dërguar në një kamp japonez të POW, ku ai është i detyruar të punojë në hekurudhën Thai-Burma në veri të gadishullit malajas. Gjatë kohës së tij në kamp si një nga të burgosurit e luftës në Lindjen e Largët, Lomax është torturuar nga Kempeitai (policia sekrete ushtarake) për ndërtimin e një marrës radioje nga pjesët rezervë. Tortura të përshkruara përfshijnë rrahjet, përdhunimet, dhe ngritjen në ujë. Me sa duket, ai kishte rënë nën dyshimin për të qenë spiun, pasi që me sa duket përdorte marrësin britanik të transmetimit të lajmeve si transmetues të inteligjencës ushtarake. Në fakt, megjithatë, qëllimi i tij i vetëm kishte qenë përdorimi i pajisjes si një përforcues morali për vete dhe për skllevërit e tjerë të robërve.
Vite më vonë, ende duke vuajtur traumën psikologjike të përvojave të tij të luftës, me ndihmën e gruas së tij Patricia

( Nicole Kidman )dhe shokut më të mirë Finlay, Lomax vendos të gjejë dhe të ballafaqohet me një nga të burgosurit e tij, i cili ishte larguar nga ndjekja penale si një kriminel lufte. Lomax kthehet në skenën e torturës së tij pasi ai ka gjurmuar oficerin e policisë sekrete Japoneze Takashi Nagase, “në një përpjekje për të lënë një jetë të hidhur dhe urrejtje”. Kur ai më në fund ballafaqohet me ish-kaptinën e tij, Eric e pyet së pari atë në mënyrë të ngjashme me atë se si kapitenët e tij e morën në pyetje vitin e kaluar. Situata ndërton deri aty ku Eric pothuajse grumbullon Nagase, por Eric në vend thyen mobilje në zemërim. Menjëherë pas kësaj, Eric e shtyn oficerin në një kafaz njerëzor, ku shumë POW ishin mbajtur më parë.
Nagase së shpejti zbulon se japonezët (duke përfshirë edhe veten) ishin të tronditur në mendimin se lufta do të ishte një fitore për ta dhe se ai kurrë nuk i dinte viktimat e larta të shkaktuara nga Ushtria Imperiale Japoneze. Eric përfundimisht liron Nagase, hedh thikën e tij në lumin e afërt dhe pastaj kthehet në Britani.
Pas një periudhe të pacaktuar, Eric kthehet, me Patricia, në Tajlandë. Ai takohet me Nagase edhe një herë, dhe pas një falje, të cilën ai pranon, të dy bëhen miq. Epilogu tregon se Nagase dhe Eric mbetën miq deri në vdekjen e tyre në vitin 2011 dhe 2012, respektivisht.

Por kur mu kujtua që dhunuesi i Eric i kishte  kërkuar falje atij, atêherë nisa të bëlbëzoj me vet vehten! Eh thashë…..
Është një thënje “forgive but don’t forget “.
Kurse ju të gjithë Esat Pashë Toptanat  e Kosovës, e Shqipërisë,e Mali të Zi dhe Maqedonisë bravo ju qoftë!
Sa mirë është me falë !
Ju lumtë he burra ! Veç përpara ! 


E ty Serbi,edhe pse kurr falje nuk kërkove falë t’qoftë ,se ma mirë nuk e kemi meritu !
Na mbetet tash veç edhe një ëndërr…..me ardhë na ty me të kërku falje për çdo vuajtje tonë. Sepse deri sa të kemi Esata dhe Rrahmana, ti Sërbi nuk dorzohesh. Dhe garën e ke fitu ditën që të gjithë luajnë vallen me ritmet e šumadijsko kolo dhe šubarat četnike!
Kopilat me budallenj nuk duhet të garojnë  kurrë ! Garën e fiton kopili !
Çdo herë ! Sepse ju të gjithë nuk e keni të qartë që naiviteti, lakmija dhe dështimet e juaja historija kurrë nuk i harron.
Nëse nuk arrinë të jesh politikan i mirë, atëherë sukses edhe i madh bile është mos me mbet famkeq në histori.
Mos suksesi nuk është i turpshëm, sa është e tmerrshme dhe e turpshme të mbetesh famkeq .
Dështimin e harron historija por famën e keqe kurrë dhe ajo mbetet njollë për secilin brez që vjen mbas.
Mbetet e vulosur në histori për gjithmonë dhe nuk ka gomë që e fshinë. E nëse ju e keni harru gjakun që ende nuk u ter në Srebrenicë, Koshare, Gjakovë e paçit faqen e bardhë!
se vaji nanave dhe loti tyne kurrë nuk teret!

Scroll to Top