Ulu një herë nga qielli moj
Në prehërin tim oj hanë,
Rrezet e tua dua t’i ledhatoj,
Si fëmiu që ledhaton një nanë !
Më eja më afër ti diell,
Zemrën ma nxej çdo ditë,
Mos hup largë atje në qiell,
Mos m’le prap me u mërzitë !
Ti yllë si zjarr që ndriçon aq bukur,
Në dorën time dua të shtërngoj,
Më ikën aq shpejtë fluturon si flutur,
Nga friga që nga malli mund t’lëndoj !
Eja moj tokë në zemrën time
Se falje sot dua t’kërkoj,
Të mbushën të gjithë të mbushë mallkime,
Kush kaq shumë sot t’lëndoj ?!
Na i dhurove të gjitha moj,
Dhurove diell,qiellin,yje dhe hanë,
Secili u mundua aq shumë t’shkatrrojë
Por ty faleminderit që ende na mbanë !
Eja të lutem moj toka ime,
E bukur e shejtë me namë
U mbushe me vaj u mbushe lotime,
Plot helm je mbushur ,dhe veç po qanë !
Mos ik nga ne të lutem moj,
Durove sa s’duhet ,edhe vet e di,
Sa shumë dëshirë kam ty të mbroj ,
Nga i gjithë ky helm dhe kjo marrezi !
Të mbajë zemër,në grushtin tim
Të mbroj përherë moj tokë ,
Eja,eja t’a heki at mallkim,
Të lutem mos qaj dhe ndale at lot!
Të ς’frenuar të gjithë , me helm në gojë
lazdrimi na mbyti,dhe syri pangopur
Eja moj tokë në gji t’ledhatoj ,
Të kerkoj falje që t’kemi përlotur .
Eja, eja dhe kthehu e dashura ime ,
Mos qofshin të gjithë që falje nuk t’lypim
Ose të jetojmë me frikë dhe mallkime,
Ose t’përkulemi dhe nga qielli të zhdrypim.
Në ishull po mbetemi t’larguar si të mjerë,
Nga bota për së gjalli po na largon,
Kaq shpejtë mjerimin na e solle në derë,
Jo çdo kush këtë dënim meriton.
Tmerrin moj tokë aq shpejtë ke mbjellë
Kthehu me shpresa përsëri me dritë ,
Porosinë aq bukur na e ke sjellë
Për të gjithë aq shumë na ke mërzitë.
Kthehu, kthehu të lutem
Kthehu të lutem më e bukur se kurrë
Nen jorgan nuk dua të futem
Se shpirti më qan dhe m’digjet si n’furrë !
Si n’flakë po më digjet po më përvlon,
Shpirti dhe zemra që aq shumë po luten
Me lutje dora zemrën t’ma shtërngon
Te lutem o Zot si zog po këputem.
Lëmosh po lypi nga ti Perendi ,
Lëmoshë të kam lyp gjithë jetën time,
Mos ço dorë nga asnjë shtëpi,
Na eja me shpresa me të bukura premtime.
Eja , eja të lutem….