As mbretërit nuk kursehen

Të dashur miq kurrë mos ma thoni,

Nëse  dikush ka folë për mu,

Nga përfoljet as ju  nuk shpëtoni ,

S’më intereson aspak ,as ta di nuk du !

Me përcjellë fjalën  është  i shemtuar ves,

Shumë i keq sa nuk shkon ma,

S’mund t’sqarohet deri sa t’vdes,

Kur e degjon habitet edhe ai që kurre se tha !

Ai që e përcjellë me verzionin e vet,

Mund ta pështjellë, dhe shpesh ta zbukuron,

Kurse atë çka është e vërtetë,

Plakesh vdes kurrë se kupton !

Ai që vërtetë ta do ty t’mirën ,

I hap letrat karshi karshi ,

Të thotë bile edhe ma  t’vështirën ,

Sqarohen fjalët për bukuri!

Ndoshta edhe vet kush s’ka guxim,

Ta  thotë shpesh  at çka mendon  vet ,

Si tinzar dhe me djallëzim,

Ia fut kot,kishe e tha  personi tretë!

Pa ndëgjuar vet me vesht e mi,

S’dua ta di çka kush po thotë,

Mbas shpinës shahen princ dhe mbretëri,

Gjynahqar të gjithë  jemi në këtë botë!

Lereni t ’gjykoj sa kush ka vlerë

T’vërtetën e marre vesht dikur një ditë

Por edhe sikur se kuptoj   kurrë një herë 

Jeta eshte e shkurte,s’kam kohë me u merzitë !

Dua ta  peshoj  me kandarin tim,

Kush sa vlenë e kush sa m’don,

Nga kritikat s’ka askush shpëtim,

Prandaj  kjo punë hiç s’më mundon!

Mbetesh i vetmuar sikur ven veshin,

C’fare tha kush e ç’farë   mendon,

Kur nuk munden ta kursejnë as mbretin,

Pse të lodhesh kur një jetë jeton !

Fjala që përcillet nga dikush tjetër,

Shumë është më e randë se kur e dëgjon vet,

Mos më prish me një mik të vjetër,

Fjalë që përcillet  është shumë  e shkretë!

Scroll to Top