Kohë, pse ikë kaq shpejtë

Kohë, pse ikë kaq shpejtë

Po e pyes kohën

Ku po ngutesh?
Sa shpejtë po hecë ?
Je pak si e pa mëshirë,
Të përcjelli e kam vështirë!

Pse nuk ndalesh?

M’u përgjegj:
Unë shpejtë heci,dhe unë vendos,
Që ti mos t’ vëresh asgja,dhe mos t’kuptosh !

Po kohë e kalume ku mbeti?
Pse edhe atë po e merr nga truni dalë ngadalë?

Jo jo, të duket ty,se aty i ke,grumbull si mal!

Shtërngoji fort dhe mos u ndal ,sepse i ke
Në arkën e kujtimeve ,
Të palume me aromën e gjethit ullinit ”.
Të mbylluna me çelës florinit.

Nën dritën e hanës,dhe valët e Ulqinit!
Ke molja Kalasë,Galebi dhe Jadrani
Valdanosi,gjimnazi dhe Limani.
Me darsmat ulqinake dhe gusharaveli,
Rexhep Abazi veterani,
Kino Bashta dhe Daut Pehlivani,

Me Bejazen e Indirës nishan i Ulqinit
Legjendat e shkrume me laps flarinit!

Me birin e Ulqinit,Rizo Arapin,
Peshkatarin njalat edhe krapin.
Dhe japrakun me voj ullinit ,
Gjitha anet aroma gjethit të blinit !
Kamëzbathun ranës dhe plazhës Ulqinit,
Me rrezet e lakmisë edhe prej vet florinit.

Pranë Gjeranave,dhe hijes fikut .
Afër burimit kronit t’Zabelit
Zanit dallandyshes dhe harabelit.
Ke gështenja e vjetër me rrezen e ndritun
Ku piqeshin gështenjat në mangallen me prush ende pa u fikun .
Me shijen e shegës,kimçave dhe mollës japane,
Ah ah të gjitha sa shumë ti pat kande”.

Por tash qe ike nuk i ke,
Duhesh të kthehesh aty ku ke le .
Po i deshe ktheju sa je gjallë ,
Ose rri në Londër dhe kujtoji me mallë.

Uh moj kohe se ç’mi kujtove,
Po t’mi kthesh pse kurrë s’mendove?

Në Sarajevë,Bashçarshi dhe Sumbul Çesma,
Vase Miskina, ke Zhela , Kurta,
Ditë të mira aq të bukura.
Shkodër,Gjirokastër dhe Sarandë,
Prishtinë,Gjakovë dhe Therandë,

Dhe prap prap kthehen
Ke ullini Gjeranave shtëpisë time të vjetër,
Aty ,aty mbeten kujtimet dhe askund tjetër”.

Po a të kujtohet Saiti i verbër
Ishte nishan ai plak gjemxhi
Anija Gloria që beri gara dhe hyni në histori
Në Afrikën e largët edhe kudo që shkonin,
Ato tregime para gjumit çdo natë na i tregonin”?

Mjaftë ,mjaftë o kohë me kēto kujtime,
Sepse trunin ç’ma përzine!
Më trazove më turbullove,
Ah sa fortë më përmallove,
Lene ,lene se shumë shpejtë shkove!

Po ama me thuaj se…..

Po e tashmja,sot,sot,ku jam?

Në botën e parave të mykuna dhe padrejtësive
Mes buzëqeshjeve fallso dhe erës mashtrimeve
Mékateve djallore dhe t’rrejshme premtime,
Ku fëmijët përdoren si flijime”.

Po unë hiç o kohë nuk po kuptoj,
Ku isha,ku jam dhe ku po shkoj ?

Hej po ndalu pak ,
Se nuk dua të ngutesh!

Hec hec ti,mos e ndal hapin
Unë të them kur me ndalë vrapin.
Unë vendosi ditët e feminise,
Të rinisë dhe pleqnisë .

Koha juaj,fati juaj,
Si të dush ti më thuaj,
Dhe ti hec ,hec e mos e ndal hapin,
Unë vendosi kur e ndal vrapin!”
Jam e shpejtë si vetima,
Shpesh herë vi me murmurima,
Sjell diell dhe sjelli hanë
Pa fat t ‘vetin askend s’kam lanë”.

Po ama t’kuptoj veç ngadalso pak hapin!
Jo,jo ti je ajo që më përcjell vrapin !

U përgjegj pa mëshirë koha!

Ik,ik o kohë se unë nuk mund ty me të ndalë
Ama kujtimet e mija kurrë s’kam me ti falë !

Tê lutem mos mi vjedh kujtimet e mija,
Aty është fminija, rinija dhe e gjithë pleqnija!
Po mi grabite ato kujtime,
Iku, vajti edhe jeta ime !

Copyright @VDZ 2016. All rights reserved

Scroll to Top