Ri-postim
Kroni Kajushit
Edhe në at kohë të vjetër ,ka pasë dhe gjithmonë ka egzistu ,njeriu i mirë edhe njeriu i keq.
Kohnat ishin ma të vështira ,por kimeti dhe mirnjohja ka qenë ma e madhe.
Këshilla kemi pasë nga nana, tezja, halla, gjyshja…por kemi pasë edhe qortime.
Herë me meritë e herë pa meritë , por respekti për ma të vjetër rrallë herë ka mungu.
Informata nuk ka pasë shumë, janë dallu njerzt me mençuni, me bukuri, me pasuni.
Facebook i at’hershëm ka qenë pusi, ullishta, kroni, vendet e peshkimit, mezgjahi….
Pak muhabet, pak englexhim, pak shpifje muhabetesh nga rruga dhe kanë kalu ditën.
Njerzt janë mbledh ma shumë, janë taku ke pusi, në ullishta ke kroni tuj mush uj , janë knaq me aq dhe ky dëfrim I ka mbush shpirtin .
Me gjithë vështirsitë e jetës, paknaqësija ka qenë ma e vogël.
Tempo i jetës nuk ka ec me këtë shpejtësi.
Festina lente.
Ngutu ngadalë!
Lodhjet kanë qenë fizike par truni ma rahat.
Kallejllyqe nuk kanë pasë e kanë hek t’zin e ullinit par kanë pasë sabër, dashni dhe respekt.
N’ditë sotit gja vesht nuk merret.
Tanë t’pasun e tanë fukara, tanë t’mençëm e tanë budallë, tanë t’bukur e tanë hukubet.
Leshi pa fije!
Vazhdojmë me nji nejse….
Këtë tregim e kanë tregu në Shqipni, në Kosovë, Ulqin, nga nanat, nga tezet e hallat, gjyshet, por unë po e sjell edhe në letër ashtu si e kam në kujtimin tim.
Na ishte nji burim dikur, nji kru në mes të zabelit.
Rrjedhte pa u nalë i bukur me shkëlqim si loti.
E thirshin kroni Kajushit dhe gjindej ni t’Kuqit.
Në Gjerana.
Në aksham u ngutshin të gjithë me u kthy në shpi mas me i xan nata se prite zat, delshin xhinit, e me shkel n’ata xhini, t’ka hangër dreqi.
Nuk ka pasë hoxhë që ka mujtë me ta ba çajren.
Nji ditë të bukur vere del nji plakë e veshun shumë bukur me nji shami të bardhë dhe shumë e pastër. I vinte era myshk .
E shef nji vajzë, tuj mush ujë me nji bokall.
I vjen afër dhe e lut:
-T’paça me jetë moj vajzë , a pa ma nep nji gotë ujë se pa me vjen net.Jam lodhë shumë, kam ba rrugë ’t’ gjatë.
- Vajza sillet dhe me nji vrazhdesi të pa pame ia kthen:
- Ik moj plakë , taman puna pa t’nap unë ty ujë prej bokallit tem. Kam marak me u afru afër teje ,e lene ma me të nap ujë prej bokallit tem.
-U ty Zoti ta çoftë nji burr t’mirë moj vajzë e u bafsh rahat, e u baftë dyrnja prej ati burr të mirë,ia kthen plaka dhe ik e zhduket ngadalë prej ati pyllit magjik.
E përcjellin kërngallat e verës plakën, dilli që përvlonte dhe e gjithë bukurija hyjnore.
Ditën tjetër, prep, nxet, kërngalla, zhegu ditës, cicerrimë e byrbylave, del nji plakë me shami të shkyme , me benebrek zhele, dhe pak i vinte era djersë.
Afrohet kronit dhe shef nji vajzë të bukur, perri.
-T’pastë nana t’pastë moj vajzë, a pa ma nep pak ujë, kam ec shumë rrugë të gjatë, jam lodhë shumë dhe jam etshëm.
- Pa si ja moj nanloke, qe menjiherë !
Merr bukuroshja e re, e lanë mirë e mirë bokallin dhe ia ofron plakës deri ke goja.
E pin plaka ujin dhe në fund I thotë vajzës-
Ty moj vajzë ta çoftë Zoti nji burrë t’keq, e u baftë dyrnja prej teje.
-Vajza habitet shumë dhe nuk i besen veshve të vet.
-Mirë moj nanloke, pa ti ke qenë dje aja plaka e veshun bukur, temise, me er myshk.
Ja lype ujin asaj vajzës dje, dhe aja për veç që nuk ta dha ujin, aja edhe të ranej me fjalë aq shumë sa që mu më erdh marre dhe u mshefa mas kaçubave.
Par ti,prep se prep aq shumë e urove at vajzë .
Kurse mu më erdhe në këtë derexhe, unë prep ta dhashë ujin prej bokallit tem , e ti mu pa më nem me marrë nji burrë t’keq!
Nejse, unë pa ta baj hallall e uji të baftë mirë!
-Eh moj vajzë e mirë, merre me mend me u ba dy t’kqi bashkë e dy t’mirë bashkë.
Ku kishte shku dyrnjaja?
At e urova me nji burrë t’mirë , ej e bjen n’ vejti at vajzë t’keqe e sadapak ja nrren terbjetin.
E urova e i thashë u baftë nji dyrnja prej burrit t’sajë .
Kurse ty nuk të nema, të thashë e marrsh nji burrë t’keq sepse e ban terbjet dhe kur jetoni nji jetë bashkë nuk ke çajre pa e pru në vejdi. Të thashë u baftë nji dyrnja prej teje.
Pra at e urova me “ u baftë nji dyrnja prej burrit sajë e ata fmi me i gja babës,kurse ty të urova u baftë nji dyrnja prej teje. U shtofshi shumë si ti!
Qoftë e mira që u mun t’keqen , tha plaka dhe u zhduk nën hijen e thanave!
Vajza met e habitun me bokall në dorë pa kuptu asgja, par hiç e inatosun me plakën !
Çka ka ndodhë ma gjatë nuk e di !
Aty ka folë fati gjithmonë.
A e ka marrë aja vajza e udobtë dhe e pa sjellshme burrin e mirë, e kja e bukura dhe e mira a ka marrë burrin e keq, edhe këtë gja nuk e di për Zotin,par ky ishte tregimi që na kallxonte pa u da teze Hibi ( Vehibe Shurdha Murati).
Nuk e di a ka dashtë me na kallxu se ashtu isht vërtet jeta dhe me na pregadit që mas me u befasu që sa herë shkelim në padrejtsi,a për njimend ashtu edhe funkcionon në realitet e gjithë jeta?
Në jetë askush nuk isht i pregaditun e bile deri në vdekje befasohemi nga disa padrejtsi .
Par nji gja e di se shpesh ka ndodhë në tregimet e jetës dhe shpesh ka pasë sukses !
Pa pak sakrifica nuk ka suksese!
Sigurisht që edhe sakrifica e ka kufinin e vet!
I lumi ej për vejdi që din kur me e shkel dhe deri ku at kufi ,sepse isht shumë e vështirë me e ditë deri ku isht e drejta.
E si edhe e dijmë, e drejta nuk ka kanarr, peshore.
Të gjithë menojme që “ veç unë jam në t’drejtë,unë jam I mirë, e askush nuk isht si unë.”

Water carrier by Fernando Amorsolo