Ku e merr vullnetin o jetëBy vildanadibrazhubi / June 13, 2018 Kur linde të pyeti kush moj jetë, Dëshiron të vish në këtë botë apo jo , A është kjo botë e rrejshme apo një thesar i vërtetë Ju lute Zotit për fat dhe i the më beko ? Vendin ku me lind të pyeti kush fare, Po ishe e dëshiruar apo jo në këtë botë, Të lindësh i varfër apo me shumë pare? Të jetosh e lumtur apo me sakrifica plot ? Të pyeti kush fare a ke ndonjë dëshirë, Të vdesësh i ri apo të plakesh keq? Të duash këtë jetë apo ta urresh më mirë, Të jesh i bekuar apo të jesh fatkeq ? Ku e mësove fluturimin e parë o jetë? Nga zogu ,flutura apo dashuria? Nga dëshira për tu rritur dhe i përjetshëm me mbetë? Apo nga krahët e hapura dhe kënga që këndon kumrija ? Po vullnetin o jetë ku e ke marrë? Nga ditët me sfida apo nga një flutur ? Nga dielli lulet apo deti me valë ? Ose nga aroma e shpirtit dhe fjala e bukur? E forcën për t’jetuar ku e merr o jetë? Nga hallet vuajtjet apo nga rastêsitë? Nga rrufetë dhe shiu që përplaset mbi detë? Apo mbas territ kur drita nisë me ndritë ? Po shpresat, shpresat ku i gjenë çdo herë? Kush të shtynë në një ditë tjetër? Edhe atëherë kur je mbushur plot vner, Vazhdon dëshirēn të bëhesh i vjetër! A janë fëmijët dhe familja që ke? A është një shoqe dhe mik i vjetër, Apo ndoshta e fortë dhe me vullnet ke le , Dhe çdo ditë Zotit i dêrgon një letër ! I lutesh ngadalë me plot besim, M’i ruaj të gjithë çka kam për zemër , Se në jetë nuk ka ma të madh shpërblim , Fëmijët t’i lesh mbrapa me nder dhe me emër !