PrizrenitBy vildanadibrazhubi / June 9, 2018 Prizren, gjithmonë Zotëri ishe Zotëri je dhe sot, Je kështjellē e lartë, dhe je mbrojtur me lot! Je dekadë je shekull ,vjen me histori, Na lidhë jugun, lindjen, perëndim dhe të shenjtin veri ! Je lule e paqës je lulja zambakut, Je fjalë e ëmbël si mjaltë që rrjedhë nga fundi barkut! Ujin nga Shadërvani një herë nga ti kush e ka pi, E kujton nga fëmirija gjithë jetën deri në pleqëri ! Je bukurija Zotit dhe je si një perri ! Je fjala e Frashërit dhe e kombit, je i madhi Zotëri ! Mendje madh më je ti ore vllau i motrës, Me hijen dhe nazet e tua i jep ngrohtësinë gjithë votrës. Me Ulqinin tim mos u shtyj o bandill, Mos t’ja nisi lavdatave tash dhe gojën mos ma çil ! Por sharmin që e ke kush s’ta mohon, Je djep i historisë që të gjithë i madhëron. Prizren … Ti sot je Çamëri, Ulqin, Tiranë, Preshevë, Shkup Plav dhe e bukura Sarandë ! Vilajet je sot , Shkodër dhe Manastir, Kosovë , Janinë dhe i bekuari martir ! Sot i ke qindra emra Prizren, Je Gent , Butrint , Berat, dhe Teutë, Je ninullë e nanës , je poemë e trimit që qanë me lahutë ! Je zinxhir i dheut ku shkelën stërgjyshat tonë, Je gjak, dhe aromē baruti, je krenarija kombit gjithmonë ! Je i dashur për të gjithë , vjen nga gjiri i nanës. Je vuajtje e territ nën dritën e hanës ! Je pëlhurë e qendisur me zambakun si bora, Të vulosën atë ditë, atyre ju lumtë dora ! Me lumin tënd që rrjedhë gjithmonë me qetësi, I tregon botës , se Shqipëria e Madhe vjen me histori ! Sot je lum i mbushur dhe i bukuri dheut , Edhe Zoti feston me ty ,për hir të Abdylit edhe Skënderbeut ! Dhe të gjithë botën sot po e vret lakmija ! Të vjen era zambakut që aty e mbjelli vet Perëndia!