Zoti po vëzhgon njeriun,
Në turpin e ti të pa fund.
Dhe nuk ka fuqi ta ndalë.
Po hec i turpruar Zoti,
Nga tmerri luftës,
Nga hajnitë pa fund,
Nga gënjeshtrat e stolisura ,
Tradhëtitë e shëmtuara,
Fëmijët e braktisur,
Nga vet dreqi i mallkuar.
Nga zemrat dhe kokat e krisura!
Zoti po skuqet nga ne,
Nga bota mëkatare ,
Nga njerëzimi i ç’njerzuar,
Nga padrejtësitë e standardeve të dyfishta !
Sillet i shkreti Zot me sy të përlotur !
Nuk ka ma fuqi i mjeri !
-Se çe gjeti këtë tokë të mjerë?
-A thua fajet i kam unë?
-Unë i plotfuqishmi ,
-Që aq shumë i besova njeriut?
-Po ku t’a dija që njeriu është kaq mizor ?
-E shkrepi besimin tim ?!
-Lëndova kafshët sepse i besova njeriut ,
-Lartësova njeriun më lartë se kafshën,
-Lëndova fëmiun ndaj besimit që pata tek prindërit,
-Lëndova fukaranë ndaj besimit tek pasanikët,
-Lëndova kombin ndaj besimit që ia fala ati,
-Ati një udhëheqësi të pa turp!
-Lëndova …lëndova vetëvehten që i besova aq shume njeriut.
-Ku ta dija i mjeri ?
-Une i plotfuqishmi vet u dorzova nga ju ,
– Po tmerrohem nga ky turp i ferrit !
-Unë Zoti, jam turpruar nga ju ,dhe po du me ik,
-Jam i dëshpruar nga krijesat e mija,
-Po iki me vrap se jam skuqur nga turpet e juaja !
-Po shkoj diku në një kërkim të një gjithësije tjetër.
Dhe ashtu me kokë të ulur Zoti iku në kërkim !
I mllefosur nga ne të gjithë po len këtë botë !
Diku në një planet tjetër po kërkon njerëzimin!
